Simone Inzaghi dhe Massimiliano Allegri janë dy emrat më të përmendur në Serie A ditëve të fundit.
Trajneri i Inter dhe ai i Juventus janë dy emrat me gjasat më të mëdha për t’u shkarkuar nga posti i trajnerit.
Megjithatë, mediat italiane, që sot e kanë nisur ditën me këta dy emra, japin versione të ndryshme për të dy.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Inter do të qëndrojë me Simone Inzaghi, duke i besuar atij edhe pak kohë për rikthimin e situatës në favorin e tij.
Sa i përket Massimiliano Allegri, ky i fundit është në një pozitë më të keqe. Koha po skadon për të.
Megjithatë, shkarkimi i Allegri do t’i kushtonte shumë skuadrës së Juventus dhe ky fakt mund të jetë shpëtimi i tij. Sipas ‘Tuttosport’, shkarkimi i Allegri kushton 80 milionë.
Mbetet të shihet nëse Juve mund të gjejë ndonjë zgjidhje për postin e trajnerit. Tek Inter, situata duket më qetë.