UEFA Champions League
Flick, realist: Monaco e meritoi, kartoni i kuq na prishi planet
Published
4 weeks agoon
Hansi Flick nuk e fshehu dot zhgënjimin për humbjen e parë si trajner i Barcelonës në ndeshjen e gjashtë zyrtare. Gjermani kishte humbur vetëm një ndeshje në Champions League me Bayernin nga 18 që kishte zhvilluar gjithsej.
Flick e konsideroi të drejtë rezultatin përfundimtar në “Stade Louis II kundër Monacos:
“Loja ndryshoi pas kartonit të kuq në minutën e 10-të, duke ndryshuar idenë dhe planet tonaë. Jemi mbrojtur me pasion, por kemi bërë disa gabime. Kam parë shumë aspekte pozitive të lojës. Kishim raste, por në fund ata futën lojtarë të shpejtë dhe e merituan fitoren. Nuk kemi luajtur në nivelin më të lartë apo si duam të luajmë. Duhet ta pranojmë. Sigurisht që kur të kthehen lojtarët e tjerë, ne do të jemi më të fortë.”
Gjermani kërkon ta kalojë sa më shpejt këtë zhgëjim, sepse po troket sfida tjetër, ajo me Villarrealin në La Liga:
“Kishte zhgënjim në dhomat e zhveshjes dhe u thashë se tani duhet të rikuperohemi për të dielën. La Liga është e rëndësishme dhe ne duhet të vazhdojmë të fitojmë. Duhet të analizojmë lojën dhe të flasim me lojtarët për të parë se çfarë nuk kemi bërë mirë. Nuk do të jetë e lehtë, por duhet të rikuperojmë energjinë. Duhet të kthehemi më të fortë dhe të rikuperojmë. Kemi një ndeshje të dielën dhe duhet të japim maksimumin.”
You may like
UEFA Champions League
Kompany thotë se Bayerni humbi shkaku i mosfinalizimit të rasteve
Published
2 weeks agoon
3 October 2024Trajneri Vincente Kompany ka fajësuar mosfinalizimin e rasteve për humbjen e Bayern Munichut te Aston Villa.
Një gol i vonshëm i Jhon Durant i dha fitoren skuadrës angleze, e cila shkaktoi befasinë e mbrëmjes.
Përpos golit, skuadra gjermane dominoi plotësisht në posedim si dhe kishte raste të mëdha shënimi.
“Kishim shanse të mëdha, por që nuk shënuam. Për një moment ia dhuruam topin dhe në ato çaste Aston Villa shënoi gol”.
“E kuptoj se për kundërshtarin ishte natë e veçantë”.
“Kur e kemi topin jemi të rrezikshëm, por Villa është e fortë dhe nuk është vend i lehtë. Nuk ishte paraqitje e keqe”.
“Pranuam pak shanse. Nëse fokusohemi në punën tonë, ne do të fitojmë ende shumë ndeshje”, nënvizoi tekniku belg.
Aston Villa tani ka gjashtë pikë pas dy xhirove, derisa Bayern Munich vetëm tre sosh në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
Bayern Munich në përballjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve do të jetë mysafir i Barcelonës, kurse Villa e pret Bolognan.
UEFA Champions League
Champions League/ Aston Villa përsërit ’82-shin, Real e Atletico turpërohen në transferta
Published
2 weeks agoon
2 October 2024Ishte përballje spektakolare dhe disa prej tyre padyshim goxha surprizuese.
Ka përfunduar me shtatë ndeshjet e mbrëmjes, së kësaj të mërkure, xhiro e dytë e fazës së parë të UEFA Champions League, me disa prej pretendentëve për trofeun e madh që kanë zhgënjyer jo pak në transferta, duke pësuar humbjet e para të sezonit.
Kështu, “Bavarezët” e Bayern Munich kanë dalë “kokëulur” nga transferta e “Villa Park”, me skuadrën e Aston Villa, që përsëriti suksesin e finalen e madhe evropiane të viti 1982, duke mundur sërish me rezultatin minimal, 1-0, “gjigantët” e futbollit gjerman, këtë herë me golin e talentit kolumbian, Jhon Duran, me 20-vjeçarin, që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 79’.
Humbje të madhe pësuan edhe “Galaktikët” e Real Madrid, me djemtë e teknikut Carlo Ancelotti, që zhgënjyen totalisht në transfertën e Lille, me francezët që iu falën penalltisë së shënuar nga Jonathan David në fundin e pjesës së parë, për të siguruar fitoren “magjike”.
Të turpëruar totalisht mund të quhen “Los Colchoneros” e Atletio Madird, me “Bardhekuqtë” e Diego Simeone, që pësuan katër gola në “Estadio da Luz”, kundër “Shqiponjave” të Benfica, ku për portugezët shënuan Akturkoglu, Di Maria, Bah e Kokcu, në minutat 13’, 52’, 75’ e 84’.
Spektakël dhuroi edhe Juventus, me “Zonjën e Vjetër”, që triumfoi në transfertën gjermave të Leipzig, edhe pse qëndroi për rreth 40 minuta me 10 lojtarë në fushë, pas daljes me kartonin e kuq të Di Gregorio.
Në fitoren spektakolare, 3-2, të “Bardhezinjve” shkëlqyen “yjet” ballkanas, me sllovenin Benjamin Sesko, i cili shënoi një dopietë për skuadrën e tij në minutat 30’ e 65’, ndërsa “bomberi” serb, Dusan Vlahovic barazoi dy herë shifrat në minutat 50’ e 68’, për t’i lënë vendin “qershisë mbi tortë”, golit të Francisco Conceicao, gol që i dhuroi fitoren e radhës djemve të Thiago Motta.
Ndërkaq, në sfida të tjera, Liverpool fitoi 2-0 në “Anfield” ndaj Bologna, me gola të Mac Allister e Mohamed Salah, Club Brugge triumfoi transfertën austrike të Strum Graz falë rrjetës së Tzolis, ndërsa Dinamo Zagreb e Monaco u ndanë në barazimin 2-2, pas golave të Sucic e Baturina për kroatët dhe Salisu e Zakaria për francezët.
UEFA Champions League
U përlanë, Enrique e përzë Dembelenë për ndeshjen me Arsenalin
Published
2 weeks agoon
30 September 2024Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, është përplasur me Ousmane Dembelenë.
Kësisoj, ai ka vendosur që të mos e përfshijë atë në listë për ndeshjen kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
Ish-lojtari i Barcelonës ka qenë jetik këtë sezon për kryeqytetasit duke i regjistruar katër gola dhe po aq asistime.
Sidoqoftë, gazeta L’Equipe raporton që ka pasur përplasje mes tij dhe trajnerit, dhe ky i fundit e ka dënuar.
Tuchel në bisedime me Federatën e Anglisë për t’u bërë trajner i ‘Tre Luanëve’
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Qipro
Zhegrova: Në Prishtinë luajmë për fitore, për kombëtaren vij me kënaqësinë më të madhe
Lajmet në Trend
-
Kombetarja e Kosoves7 hours ago
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Qipro
-
UEFA Nations League1 day ago
Zhegrova: Në Prishtinë luajmë për fitore, për kombëtaren vij me kënaqësinë më të madhe
-
Home7 hours ago
Tuchel në bisedime me Federatën e Anglisë për t’u bërë trajner i ‘Tre Luanëve’