Connect with us
Girl in a jacket

Superliga Shqiptare

Fitorja, dhuratë për 50-vjetor, Dede: Bylisi nuk vodhi asgjë!

Published

on

Ditë feste për trajnerin e Bylisit, Nevil Dede. Skuadra ballshiote i bëri një dhuratë të bukur teknikut kryeqytetas me rastin e 50-vjetorit të lindjes, duke fituar 2-1 me Dinamon në “Adush Muça”.

“Kur djemtë mundohen, shpërblehen me rezultatin dhe kjo të bën të kënaqesh. Për sa i përket ndeshjes, kishim përballë një kundërshtar shumë të fortë. Miku im, trajneri i tyre, është një nga njerëzit më ekspertë që unë njoh në futbollin shqiptar.

Patëm fat në disa momente. Shpërdoruam shumë, por nuk besoj se ne vodhëm gjë. Kemi shpenzuar shumë energji, falënderoj djemtë për sakrificën. Kishim përballë një klub shumë të investuar. Kur kam ditëlindjen, pse të mos jem i gëzuar gjithë ditën.

Brenda kemi kualitet, Berko ka kaluar periudhë të vështirë, as Gjata nuk ishe gati, por të dy u alternuan. 2-3 lojtarë të tjerë ishin me gjendje gripale dhe sakrifikuan.

Realisht na vuri në vështirësi Dinamo, sidomos me topat pas shpine. Kush guxon fiton në këtë botë. Vendosa të guxonin, mund edhe të ndëshkoheshim, patëm edhe fat në 2-3 raste. Morëm 3 pikë të rëndësishme, duhet të bëjmë fitore që të shkëputemi nga fundi. Me barazime nuk kemi oksigjen. Kalendari në vazhdim është shumë i ngjeshur,’ u shpreh Nevil Dede.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text