Liverpool ka shënuar një fitore minimale 1:0 përballë Ajax, në sfidën e zhvilluar të martën mbrëma, të vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Golin e fitores për Liverpool e shënoi 19 vjeçari, Curtis Jones.
Me këtë fitore Liverpool siguron kalimin tutje në Ligën e Kampionëve.
Në xhiron e ardhshme ‘The Reds’ luajnë në udhëtim te Midtjylland.