
Partizani ka arritur që të fitojë thellë ndaj Teutës së Shkëmbit në shifrat 1-4. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh nëpërmjet Hotit, pas 2 minutash loje, teksa gjithçka u barazua me anë të Grudës. Më pas ishte Da Silva, sërish Hoti dhe Skuka që vendosën historinë e takimit. Kështu kryeqytetasit dalin nga një moment jo i mirë, ndërsa “djemtë e detit” fundosen sërish. Nga krahu tjetër Vllaznia i ka marrë një fitore Bylisit, nga ato që janë jo pak të hidhura. Shkodranët ishin cinik duke fituar me shifrat 2-1 falë golave të Markut dhe Jonuzit.
Damcevski do të shkurtonte diferencat në të 82, por kjo nuk mjaftoi që ekipi i tij të dilte me pikë. Perla e Jonuzit do t’i godiste ballshiotët në momentin e tyre më të mirë ku kërkohej barazimi, teksa e ngritën jo pak nivelin në pjesën e dytë. Në fund Qardaku humbi dy raste të pabesueshme i gjendur para portierit të Vllaznisë, ku në një prej tyre kërkohej penallti. Shumë polemika në drejtim të arbitrit nga ballshiotët në fundin e takimit, teksa vërshëllima e trefishtë i hoqi aksionin e fundit nga goditja e këndit Bylisit.