Sulmuesi Fisnik Asllani po vazhdon me formën mahnitëse te Eversberg në Bundesliga 2, ku ka shënuar dygolësh ndaj Hamburger.
Qendërsulmuesi i Kosovës realizoi dy gola për ta përmbysur epërsinë e Elversberg ndaj Hamburger nga 0:1 në 2:1.
Pas një asistimi të Pinckert, Asllani me një goditje precize e mposhti portierin mysafir për ta barazuar rezultatin (40’).
Kurse, në pjesën e dytë – Asllani u gjend në vendin e duhur për ta kaluar Elversbergun në epërsi (53’).
Asllani aktualisht ka realizuar gjashtë gola në Bundesliga 2 duke qenë golashënuesi i katërt më të mirë, ndërsa ka edhe tre asistime tjera në proces.