Connect with us

UEFA Conference League

Finalja me Fiorentinën, Moyes: Të përballesh me skuadrat italiane është gjithmonë e vështirë

Published

on

Conference League ka arritur në aktin e fundit me finalen mes West Ham dhe Fiorentinës të planifikuar për të mërkurën në mbrëmje në orën 21:00, që do të luhet në Pragë.

Duke folur për mediet në prag të këtij takimi, trajneri i “Hammers”, David Moyes u shpreh se Fiorentina është një kundërshtar i komplikuar.

“Fiorentina më bën shumë përshtypje, Ata janë një kundërshtar i komplikuar dhe është gjithmonë e vështirë të përballesh me skuadrat italiane. Ne i respektojmë shumë.”-tha ai.

Më tej tekniku theksoi se ndihet i privilegjuar që është në këtë finale europiane.

“Unë nuk e shoh veten ndryshe nga askush tjetër në këtë dhomë. Jam i privilegjuar sepse kam kaq vite që stërvitem dhe tani mund të luaj në një finale. Unë kurrë nuk e shoh veten si legjendë në këto kushte, më pëlqen të njihem si trajner, një njeri serioz që jep gjithmonë maksimumin dhe gjithmonë përpiqet t’i bëjë skuadrat e tij konkurruese”-u shpreh Moyes.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text