Connect with us

Kombetarja e Kosoves

FIFA: Kosova bie për tri pozita, Shqipëria nuk lëviz

Published

on

0 0
Read Time:54 Second

Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit (FIFA) ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve.

Kosova, sipas të dhënave të fundit, ka rënë për tri pozita, nga 102 ku ishte më 15 shkurt, në 105 në publikimin e sotëm.

Ndërkaq, Shqipëria ka mbetur në pozitën e njëjtë, atë të 66-tën.

Kosova në tri ndeshjet e fundit miqësore ka arritur një fitore dhe dy humbje. Armeninë e mposhti me rezultat minimal 1-0 si mysafir, ndërsa u mposht nga Hungaria dhe Norvegjia me rezultat 2-0 respektivisht 3-0.

Shqipëria në anën tjetër, nga katër miqësoret e zhvilluara nga marsi i këtij viti, ka arritur dy fitore dhe dy humbje, kurse në Evropianin që po zhvillohet aktualisht, deri më tani ka një humbje dhe një barazim.

Pozita e parë, e dytë dhe e tretë mbetet të pandryshuar, me Argjentinën, Francën e Belgjikën, kurse Brazili dhe Anglia i kanë ndërruar pozitat nga matjet e fundit, dhe aktualisht gjenden në pozitën 4, respektivisht të 5-të.

Në pozitën e 6 është Portugalia, e pasuar nga Holanda, Spanja, Kroacia dhe Italia, që përmbyllin top-10.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Kombetarja e Kosoves

Abdixhiku takohet me Zhegrovën: Potenciali i tij, aset kombëtar

Published

on

0 0
Read Time:17 Second

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me futbollistin shqiptar, Edon Zhegrovën.

Ai thotë se Zhegrova është djalë i jashtëzakonshëm, dhe përveç talentit, ai po shijon e krijon majat e futbollit evropian.

Për takimet me Zhegrovën, Abdixhiku thotë se janë gjithnjë kënaqësi, si dhe shton se potenciali që ai ka, është një aset kombëtar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Kombetarja e Kosoves

Agim Ademi e përmirëson gabimin, tash e përmend pak Fadil Vokrrin, krahas ish-kryetarëve të tjerë

Published

on

0 0
Read Time:44 Second

As kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e as shtëpia e futbollit kosovar dhe as Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nuk e kishin përmendur legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në përvjetorin e tetë të pranimit të Kosovës në UEFA.

Injorimi i njeriut më meritor të pranimit të FFK-së në organizatën më të madhe të futbollit evropian kishte ngjallur reagime të ashpra në opinionin e gjerë, shkruan “Gazeta Express”.

E sot, me rastin e përvjetorit të tetë të anëtarësimit të Kosovës në FIFA, kreu i FFK-së e ka përmendur legjendën e futbollit, Vokrri, në një status në rrjetet sociale, krahas ish kryetareve tjerë të FFK-së.

Kësaj radhe edhe FFK-ja në një postim për 8-vjetorin e pranimit të Kosovës në FIFA e ka përmendur Vokrrin, të cilin nuk e përmendi fare ditë më parë në përvjetorin e Kosovës në UEFA.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Kombetarja e Kosoves

Trajneri i ri i “Dardanëve”, Foda: Me pak ndryshime mund të arrihen suksese të mëdha

Published

on

0 0
Read Time:33 Second

Franco Foda është emëruar zyrtarisht trajneri i Kombëtares së Kosovës, duke firmosur një kontratë 2 vjeçare me “Dardanët”.

Në konferencën për shtyp në ditën e prezantimit të tij, presidenti i FFK-së, Agim Ademi tha se Foda është trajner i rezultateve dhe se nën drejtimin e tij pret që Kosova të bëjë histori në garat ndërkombëtare.

Foda theksoi se Kosova është një skuadër shumë atraktive dhe se me pak ndryshime mund të arrihen suksese të mëdha. I pyetur për Edon Zhegrovën, Foda tha se ai është një sulmues krahu shumë i mirë, sidomos në repartin e sulmit. Gjithashtu Foda bëri të ditur se do të jetojë shumicën e kohës në Prishtinë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=