Milani nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim me rezultat 1-1 ndaj Feyenoordit në kaudër të rrethit të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve.
Ky barazim ishte i pamjaftueshëm për “Rosonerët” që të kalojnë tutje pasi ndeshjen e parë e humbën në Holandë, 1-0, shkruan Arbrsh.info.
Kjo sfidë gjithçka nisi më mirë për kuqezinjtë ku pas 37 sekondash shënuan përmes Santiago Gimenezit.
Në pjesën e parë nuk pati gola tjerë.
Gjashtë minuta pas nisjes së etapës së dytë, Milani mbeti me një lojtarë më pak pasi Theo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua, pas një simulimi për penallti.
Kjo bëri që holandezët të nisin sulmet për barazim dhe këtë e arritën minutën e 73-të me anë të lojtarit që hyri si zëvendësues, Carranza.
Deri në fund nuk pati gola përkundër disa rasteve të Milanit dhe kështu italianët eliminohet nga faza e 1/16 së finales./Arbersh.info
