AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Feronikeli 74 e shënon fitoren e parë të sezonit, e mposht Suharekën

Feronikeli 74 e shënon fitoren e parë të sezonit, e mposht Suharekën

Përballja e parë e javës së 15-të të Superligës së Kosovës shkaktoi befasi. Suhareka pësoi humbje 3:1 ndaj Feronikelit 74, me këta të fundit që e shijojnë fitoren e parë të sezonit.

Feronikeli 74 po kalon në krizë rezultatesh, ku në 14 ndeshjet e para i ka humbur 11 përballje dhe në tri raste ka barazuar.

Sot, skuadra nga Drenasi, arriti te fitorja e parë për sezonin 2024/25 në Superligë të Kosovës.

Feronikeli 74 kaloi në epërsi në minutën e 23-të, kur Hasan Hyseni shënoi nga penalltia për 1:0.

Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë, teksa në 45 minutat në vazhdim u shënuan tre gola.

Florent Avdyli asistoi për Stivian Jankun, me këtë të fundit që e dyfishoi rezultatin në minutën e 48-të.

Shtatë minuta më vonë, Lavdim Zumberi me ndihmën e Memollës që devijoi topin, shënoi për 3:0.

Krejt çfarë Suhareka bëri në këtë përballje ishte goli i Adem Maliqit për 3:1 në minutën e 58-të.

Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, me Feronikelin 74, që mori pikët e para të plota në këtë sezon të Superligës.

Feronikeli 74 tani ka gjashtë pikë në 15 ndeshje dhe pavarësisht fitores, mbeten shumë larg vendeve që sigurojnë ekzistencën në Superligë.

Në anën tjetër, Suhareka tani rrezikon ta humbasë vendin e pestë, në varësi se çfarë rezultate marrin Llapi, Gjilani e Dukagjini në ditët në vijim.

Resize text