AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Felix afër largimit nga Atletico

0 0
Read Time:48 Second

Joao Felix thuhet se dëshiron të largohet me çdo kusht nga Atletico Madridi pasi ka humbur durimin me trajnerin Diego Simeone, pasi humbi vendin e tij në formacionin titullar.

Trajneri i Atleticos, Simeone preferon Griezmannin, Moratan, Cunhan dhe Angel Correan në repartin e sulmit kohëve të fundit, ku Felix ka luajtur vetëm 29 minuta në katër ndeshjet e fundit.

Ylli portugez ende nuk ka shënuar për skuadrën në La Liga apo në Ligën e Kampionëve në këtë sezon dhe nuk luajti me ekipin në mesjavë, në barazimin 0:0 me Club Brugge.

Felix thuhet se është i zhgënjyer me minutazhën e tij dhe dëshiron që të largohet nga Atletico në merkaton e janarit, sipas mediumit portugez “A Bola”.

Kontrata e Felix nuk skadon deri në vitin 2026, dhe ka të ngjarë të kërkojë një shumë të majme për ta transferuar atë nga Atletico, i cili pagoi 125 milionë euro për të nënshkruar atë nga Benfica në vitin 2019.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=