Connect with us

UEFA Nations League

“Federata e ka dhënë komunikatën”, Foda refuzon të komentojë përjashtimin e tre yjeve, flet vetëm për fitoren

Published

on

0 0
Read Time:2 Minute, 2 Second

Përzgjedhësi Franco Foda është ndarë i lumtur me fitoren ndaj Qipros, mirëpo ka refuzuar të komentojë përjashtimin e tre yjeve para ndeshjes.

Edon Zhegrova, Aro Muric e Florent Muslija u përjashtuan nga grumbullimi shkaku që thyen rregullat, megjithatë nuk është që u dhanë shumë detaje.

Pas fitores ndaj Qipros, Foda është pyetur për këtë situatë, sidoqoftë refuzoi të flet duke thënë se Federata ka publikuar komunikatën.

“Përjashtimi i tre yjeve? Federata e ka dhënë një komunikatë, unë dhe ekipi ishim fokusuar vetëm te ndeshja me Qipron”.

Ndërkohë, tekniku gjerman është ndarë i lumtur me fitoren e arritur dhe mënyrën si luajti skuadra, kurse komentoi edhe lëndimin e Vedat Muriqit.

“Kemi analizuar lojën e parë që Qipro e ka zhvilluar ndaj Lituanisë, ku fitoi me rezultat 1:0. Jemi fokusuar në përfundimin e aksioneve, më saktësisht si të luajmë në pjesën e tretë të fushës sepse Qipro është shumë kompakte. Por pasi shënuam herët golin e parë, e kishim më të lehtë të shënonim të dytin e pastaj të tretin dhe të katërtin”.

“Rrudhani luajti si mbrojtës, por t’iu kujtoj se është mesfushor i krahut, ndërsa nganjëherë luan edhe si sulmues. Por, kur kemi bërë analizën, kemi parë që kemi më shumë shpejtësi sidomos këto karakteristika që i ka Donati. Është shumë i mirë në rastet një kundër një, niset me shpejtësi të madhe prandaj vendosëm për ta”.

“Muriqi? Vedati ka shfaqur probleme të vogla edhe me Rumaninë, më pas në dy stërvitje nuk ka qenë me ekipin. Vendimi për të luajtur erdhi vonë, pra në mesditë kur bëri testimet e fundit. Por, në fundin e pjesës së parë ndjeu sërish dhimbje muskulore, prandaj e zëvendësuam”.

“Debutimi i Bujupit? Absolutisht Elioti ka treguar punë të madhe në stërvitje. Puna që ka bërë në stërvitje është arsyeja që i kemi dhënë minuta sonte. Është lojtar me potencial dhe besoj që e ardhmja e tij te Kosova është e madhe”.

“Patjetër duhet të tentojmë vetëm për fitore në muajin tetor, nëse duam të shpresojmë të përfundojmë të parët në grup. Duhet të kemi parasysh që kemi marrë përgjigje të mira nga futbollistët që kanë pasur ngritje në periudhën e fundit. Të shohim dhe të presim për lojtarët e ftuar për ndeshjet e tetorit”.

“E njëjta vlen për Lumbardh Dellovën, i cili ka qenë i lënduar në ditët e para dhe nuk ka stërvitur me skuadrën, por sonte e dëshmoi se është futbollist i rëndësishëm”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

UEFA Nations League

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Qipro

Published

on

0 0
Read Time:15 Second

Kanë dalur në shitje biletat e ndeshjes mes Kosovës dhe Qipros.

Dueli zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Biletat mund t’i blini në këtë link: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Ndeshja luhet më 15 tetor me fillim nga ora 20:45.


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

UEFA Nations League

Yakin: Ndeshje emocionale për Xhakën, por kurrë nuk e konsiderova mundësinë për të mos e ftuar ndaj Serbisë

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 0 Second

Përzgjedhësi i Zvicrës Murat Yakin thotë se asnjëherë s’e mendoi mundësinë për ta lënë jashtë mesfushorin Granit Xhaka.

Zvicra do t’i zhvillojë dy përballje në muajin tetor, ku të shtunën më 12 tetor do të jenë mysafir i Serbisë.

Në konferencë për media ku edhe bëri me dije emrat e të ftuarve, Yakin tha se asnjëherë nuk e mendoi mundësinë për ta lënë Xhakën jashtë, shkaku që është i pazëvendësueshëm në sistemin e lojës.

“Kurrë nuk e morëm në konsideratë që të mos e merrnim Granitin me vete në Gjermani. Sigurisht është ndeshje emocionale për të, por nuk duhet gjithnjë të kujtojmë të kaluarën”.

“Granit Xhaka është rikthyer. Na ka munguar shumë ndaj Spanjës. Serbia është garuesi ynë direkt dhe ende kemi një situatë për ta rregulluar ndaj Danimarkës”.

Ndër të tjera, Yakin tha se nuk pret që Xhaka të pensionohet në të ardhmen e afërt dhe që aktualisht “Helvetikët” nuk kanë zëvendësues direkt të shqiptarit.

“Nuk mendoj se Graniti do të pensionohet në të ardhmen. Është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ta ndërtuar aksionin. Është gjithnjë i gatshëm në mesfushë. Kemi zëvendësues të mirë si Zakaria, Sierro dhe Jashari. Por, një zëvendësues direkt është vështirë për t’u gjendur”.


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

UEFA Nations League

Ndeshja me Gjeorgjinë, Sylvinho: Barazimi do të ishte rezultat i drejtë

Published

on

0 0
Read Time:32 Second

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho, ka vlerësuar se ndaj Gjeorgjisë kuqezinjtë e kanë merituar një pikë.

Shqipëria humbi 1:0 në “Air Albania” të martën mbrëma.

“Një ndeshje ndryshe në aspektin taktik. I jap komplimente trajnerit dhe ekipit kundërshtar. Mendoj që barazimi do të ishte rezultat i duhur. Sa herë që kishim topin kemi depërtuar brenda linjave. Por dallimi u bë pasi shënuan golin. Mendoj se kemi luajtur në mënyrë të ngjashme. Kemi humbur me një gol. I komplimentoj lojtarët, që kanë bërë ndeshje të mirë. Lojtarët kanë bërë më të mirën, por kështu shkoi ndeshja. Rezultat më i mirë do të ishte barazimi”, ka thënë Sylvinho.


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=