AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

“Faraoni” hero në “Anfield”, Liverpool kalon edhe pengesën “Aston Villa”

“Faraoni” hero në “Anfield”, Liverpool kalon edhe pengesën “Aston Villa”

Janë në një prej momenteve më delikate të sezonit dhe vetëm pak sfida i ndajnë nga një “mbyllje” fantastike e sfidave të “tmerrit”.

Pas triumfeve ndaj Chelsea, RB Leipzig, Brighton, dy herë, e Bayer Leverkusen, si dhe një barazimi ndaj Arsenal, “Të Kuqtë” e Liverpool kanë arritur një tjetër rezultati të madh, duke mundur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Aston Villa në “Anfield Road”, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Premier League.

Protagonisti absolut i sfidës mund të thuhet me plot gojë se ishte “faraoni” egjiptian, Mohamed Salah, i cili fillimisht asistoi golin e parë të sfidës për uruguajanin Darëin Nunez, në minutën e 20’-të dhe më pas vulosi fitoren e madhe në minutën e 84’-t, duke dërguar vetë topin në rrjetën e Emiliano Martinez.

Falë këtij rezultati, Liverpool fillon të shkëputet nga ndjekësit më të afërt në krye të tabelës, pasi shkon në kuotën e 28 pikëve, plot 5 më shumë se “Qytetarët” e Manchester City, ndërsa Aston Villa mbetet në vendin e 8-të të renditjes, me 18 pikë. /i.m /abcnews.al

Resize text