Connect with us
Girl in a jacket

Home

Fanellat që i veshi Messi në Botërorin e Katarit në ankand, pritet të shiten për një shifër rekorde

Published

on

Fanella e finales së Kupës së Botës, e veshur nga Lionel Messi, është në mesin e një koleksioni të fanellave të tij të Argjentinës që do të dalin në ankand për një shifër rekorde prej më shumë se 8 milionë funteve

Gjashtë fanellat nga Kupa e Botës 2022 në Katar – në të cilën Argjentina mundi Francën me penallti për të ngritur trofeun – po shiten në ankand nga Sotheby’s në Nju Jork, me një pjesë të të ardhurave që do të shkojnë për bamirësi, shkruan DailyMail.

Ato janë nga pjesa e parë e finales, gjysmëfinalja kundër Kroacisë, çerekfinalja kundër Holandës dhe ndeshja e fazës së 16-të kundër Australisë dhe dy nga tre ndeshjet e fazës së grupeve, me një çmim të vlerësuar prej tetë milionë funteve.

Kjo do ta bënte atë një rekord për një “koleksion të kujtimeve sportive”.

Rekordi aktual është fanella e Chicago Bulls e Michael Jordan nga NBA Finals NBA 1998 – nga sezoni i famshëm “Last Dance” – e cila u shit për 8.1 milionë funte në shtator të vitit të kaluar në Sotheby’s New York.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text