Connect with us

UEFA EURO 2024 Qualification

“Faleminderit Kosovë”, gazeta rumune falënderon për fitoren ndaj Izraelit

Published

on

Fitorja prej 1:0 e kombëtares së Kosovës ndaj Izraelit, i ka gëzuar tej mase rumunët.

Golin e vetëm e realizoi Milot Rashica, në minutin e 41-të.

Gazeta “amosnews.ro” ka shkruar rreth kësaj ndeshje, që zhvillua në “Fadil Vokrri”.

Me këtë rast, “Dardanët” u falënderuan në gjuhën shqipe.

“Faleminderit Kosovë”, ka shkruar kjo gazetë.

Madje, kombëtares së Kosovës iu shpreh falënderimi edhe në dy gjuhë të tjera, turke dhe serbe.

“Natyrisht, kosovarët mund t’i falënderojmë edhe serbisht, me Hvala Vam, ose në turqisht, Teşekkurior, por ndalemi te gjuha shqipe, e folur më shumë atje. Pra faleminderit! E sakte. Jemi të lumtur që edhe ky rezultat na sjell dobi”, nis shkrimi i kësaj gazete.

Në artikull , Kosova kritikohet për mikpritjen ndaj Izraelit.

“Fitorja e kosovarëve sigurisht që na sjell dobi. Por, tani kemi ndeshjet tona, më 18 nëntor me Izraelin në Budapest dhe më 21 nëntor në Bukuresht ndaj Zvicrës. Këtu sigurisht që lojtarët tanë do të kenë më shumë mbështetje, por do të ishte mirë që të mos devijonim me brohoritje dhe pankarta raciste si herën e kaluar, që të mos ndëshkohemi më”, shkruan ndër të tjera sajti rumun.

Kombëtarja e Kosovës, bën pjesë në grupin I bashkë edhe me Rumaninë, Zvicrën, Izraelin dhe Bjellorusinë.

“Dardanët” i kanë 10 pikë në vendin e katërt, ndërkaq rumunët aktualisht e kryeson grupin me 16 pikë.

UEFA EURO 2024 Qualification

Goditi kundërshtarin në miqësoren me Austrinë, Sane: Është faji im, nuk kisha asgjë personale me të

Published

on

Gjermania humbi 2-0 miqësoren ndaj Austrisë, takim të cilin djemtë e Julian Nagelsmann e luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 49’. Moment kur Leroy Sane u ndëshkua me karton të kuq.

Sane goditi në fytyrë Philipp Mwene dhe rrezikon të pezullohet me 3 ndeshje, duke humbur në këtë mënyrë miqësoret e ardhshme të Gjermanisë, veprim për të cilin sulmuesi i Bayern Munchen është penduar.

“Është faji im dhe i askujt tjetër. Unë duhet ta kontrolloj veten, pasi zhgënjeva skuadrën. Dua të qartësoj se nuk kisha asgjë personale me Philipp. Thjesht isha i motivuar në maksimum dhe doja që gjërat të shkonin në drejtimin e duhur”,- tha anësori i Bayern Munich.

Continue Reading

UEFA EURO 2024 Qualification

Shorti i “EURO 2024” po afron, UEFA bën publike katër vazot, Shqipërinë e pret “grupi i ferrit”

Published

on

Kroacia ka qenë kombëtarja e fundit që i ëhstë bashkuar listës së skuadrave që kanë siguruar kualifikimin në EURO 2024. Kështu, është plotësuar numri me 21 skuadrat e kualifikuara, ndërsa tre të tjera do t’u shtohen pas fazës së play-off, për të formuar 24 ekipet që do të marrin pjesë në turne.

Duket qartë që vazoja e parë mban skuadrat e mëdha, me Gjermanin, Portugalinë, Francën, Spanjën, Belgjikën dhe Anglinë.

Në të dytën, ndodhet Danimarka, Hungaria, Austria, Shqipëria, Turqia dhe Rumania. Në vazon e tretë ndodhet Skocia, Sllovakia, Çekia, Sllovenia, Holanda dhe Kroacia. Ndërsa në vazon e fundit, Italia, Zvicra, Serbia dhe tre fituesit e fazës play-off.

Shqipëria pritet të ketë një grup tepër të vështirë, ku me shumë gjasa nuk do të shmanget dot “grupi i ferrit”.

Continue Reading

UEFA EURO 2024 Qualification

Kroacia e kualifikuara e fundit, Turqia e mbyll grupin D në vendin e parë

Published

on

Kanë përfunduar dhe sfidat e fundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku në grupin D, le të themi, që nuk ka patur asnjë surprizë përveç mungesës së goleadës, në fitoren e Kroacisë.

Kështu, Kroacia e Zlatko Dalic është bërë Kombëtarja e fundit, e cila kualifikohet për në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me golin e Ante Budimir, që mjaftoi ndaj kundërshtarëve armenë, për të gjetur 3 pikët e arta, që siguruan pjesëmarrjen në Euro 2024, për skuadrën e teknikut Zlatko Dalic.

Në krahun tjetër, Turqia nuk ka shkuar më shumë barazimi, 1 me 1, ndaj “Dragonjve” të Uellsit. Nga një gol i Neco Ëilliams e Yusuf Yazici mjaftuan për të “vulosur” fatet e sfidës, por edhe vendin e parë të skuadrës së italianit Vincenzo Montella, në grupin D.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text