AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Everton zyrtarizon trajnerin e ri

Everton zyrtarizon trajnerin e ri

David Moyes ka thënë se është “i lumtur që është kthyer”, pasi është emëruar trajner i Evertonit për herën e dytë.

Skocezi 61-vjeçar ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë në “Goodison Park”, pas shkarkimit të trajnerit Sean Dyche të enjten.

Evertoni është i 16-ti në Premier League, vetëm një pikë më shumë se zona që dërgon një kategori më poshtë në futbollin anglez.

Ka vetëm tri fitore nga 19 ndeshje sa i ka zhvilluar këtë edicion.

“Kam kaluar 11 vite të shkëlqyera tek Evertoni dhe nuk hezitova kur mu ofrua mundësia për t’iu bashkuar sërish klubit”, ka thënë Moyes ndër të tjera për faqen zyrtare të klubit.

Moyes e udhëhoqi Evertonin nga viti 2002 deri në vitin 2013, para se të kalonte kohë si trajner edhe te Manchester Unitedi, Real Sociedadi, Sunderlandi e West Hami në dy raste.

Ai është pa punë qëkur u largua nga West Hami si fitues i Ligës së Konferencës në vitin 2023.

Resize text