Evertoni e ka informuar Manchester Unitedin se nuk do ta zbresin asnjë cent në çmimin e kërkuar për mbrojtësin Jarrad Branthwaite këtë verë.
Marrëveshja për mbrojtësin e talentuar ka ngecur, meqenëse “Djajtë e Kuq” nuk po arrijnë ta paguajnë çmimin e kërkuar të Evertonit.
“The Athletic” raporton se Evertoni e ka informuar Unitedin se çmimi për 22-vjeçarin nuk ka ndryshuar dhe e vetmja mënyrë që ta konsiderojnë shitjen është nëse ndahen të kënaqur me ofertën.
Evertoni ndër të tjera ka përmendur edhe çmimet që mbrojtësit si Harry Maguire, Josko Gvardiol ose Wesley Fofana janë shitur këto vitet e fundit.
Man Unitedi më herët këtë muaj bërë një ofertë zyrtare prej 45 milionë dollarë plus 5 milionë euro bonuse, por që Evertoni e refuzoi, njësoi si ofertën e parë prej 35+8 milionë euro.