Pas një mesjave spektakolare, me përballjet e fundit, të xhiros së parë, të fazës së 1/8-ve, të UEFA Champions League, mbrëmjen e kësaj të enjteje radhën për të zbritur në fushë e kanë një ekipesh të tjera, të elitës së futbollit evropian, teksa do të zhvillohen sfidat e kthimit të fazës së 1/16-ve, të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në “Kontinentin e Vjetër”, UEFA Europa League.
Këshut, spektakolare pritet të jetë përballja në “Stadio Olimpico”, me “Verdhekuqtë” e teknikut, Daniele De Rossi, që kërkojnë vetëm fitore, në përballjen e kthimit, ndaj “Tulipanëve” të Feyenoord, me sfidën e një jave më parë, që përfundoi në barazimin, 1 me 1, duke lënë gjithçka të hapur, për kualifikimin e mëtejshëm, mirëpo favorit mbeten italianët, sidomos me sulmin e tyre të frikshëm, Romelu Lukaku e Paulo Dybala.
Mirëpo, nëse Roma diskuton kualifikimin, totalisht e kundërta është për një skuadër tjetër italiane, me “Kuqezinjtë” e Milan, që do të zbarkojnë në orën 18:45, në transfertën e “Roazhon Park”, aty ku i presin francezët e Rennes, me këta të fundit, që do të tentojnë “mrekullinë” përballë “Djajve”, me sfidën e parë, me këtyre dy skuadrave, që përfundoi me fitoren e thellë të djemve, të teknikut, Stefano Pioli, 3 me 0.
Përballje spektkolare pritet të jetë edhe ajo e “epet Arena”, të Pragës, me vendasit e Sparta Prague, skuadër ku bëjnë pjesë edhe “Legjionarët”, Qazim Laçi e Indrit Tuçi, të cilët do të kërkojnë triumfin, pas humbjes 3 me 2, në transfertën turke, të Galatasaray, me “Luanët e Stambollit”, që do të kenë një mungesë të rëndëishëm këtë sfidë, siç është ajo e qendërmbrojtësit danez, Victor Nelsson, pas daljes së këtij të fundit, me kartonin e kuq.
Ndërkaq, në sfida të tjera, “Shqiponjat” e Benfica do të përballen në transfertë me Toulouse, Freiburg pret në “shtëpi” francezët e Lens, Qarabag-u i Redon Xhixhës kërkon kualifikimin historik ndaj portugezëve të Braga, “Të Kaltërit” e Marseille luajnë gjithçka ndaj “Minatorëve”, të Shakhtar Donetsk, ndërsa Sporting Lisbon kërkon një tjetër fitore, ndaj zviceranëve të Young Boys. /i.m /abcnews.al
Trajneri Ruben Amorim e ka pranuar se pesë lojtarë të Manchester Unitedit duhet të shënojnë me patjetër më shumë gola.
Golat kanë qenë problemi kryesor i skuadrës angleze, sidomos dyshja Rasmus Hojlnd e Joshua Zirkzee që kanë kushtuar mbi 100 milionë funte.
Amorim i ka mohuar sugjerimet se Unitedi duhet të blejë në janar për t’i rregulluar problemet me gola, sidoqoftë disa lojtarë kanë kualitetin për të kontribuar.
“Sigurisht, ka pak shqetësim për këtë situatë. Por, duhet të përmirësohemi si skuadër. Kemi kualitetin e lojtarëve që mund të shënojnë shumë gola”.
“Mund ta shihnit në pjesën e dytë ndaj Ipswich, e kontrolluam posedimin e topit por nuk ishim të rrezikshëm. Ndoshta sepse e kaluam javën duke tentuar të ndërtojmë dhe pjesa tjetër nuk ishte aty”.
“Do të provojmë të përmirësohemi dhe pastaj Hojlund, Zirkzee dhe Rashford do të shënojnë më shumë gola. Edhe Bruno duhet të shënojë më shumë gola. Amad gjithashtu duhet të bëjë më mirë para portës”.
“Të gjithë kata duhet të përmirësohen për të shënuar më shumë gola. Duhet të përmirësohemi si skuadër, nuk ka nevojë për një sulmues të ri. Këta lojtarë mund të shënojnë gola”.
Man Unitedi rikthehet në aksion të enjten në përballjen ndaj Bodo/Glimt, kurse në vikend – më saktësisht të dielën takohet me Evertonin.