Connect with us

UEFA Europa League

Europa League/ De Rossi kërkon fitore në debutim, Laçi titullar ndaj “Luanëve”, publikohen formacionet e sfidave të para

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 21 Second

Pas dy ditësh spektakël, në UEFA Champions League, duke filluar nga ora 18:45, të kësaj të enjteje do të zhvillohen sfidat e para, të fazës, së 1/16-ve, të Europa League e Conference League, ku padyshim pritet spektakël në fushën e blertë, sidomos për përballjet e “Verdhekuqve”, të Roma-s, “Kuqezinjve” të Milan, e çekët e Sparta Prague, ku pjesë merr edhe mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi.

Kështu, në arenën “De Kuip”, të Roterdamit, “Tulipanët” e Feyenoord do të përballen për të tretin vit radhazi, në një kompeticion evropian, me “Verdhekuqtë” e Roma-s, në një sfidë, e cila pritet të jetë e zjarrtë, ashtu siç kanë rezultuar të tjenë përballjet e këtyre dy ekipeve në të kaluarën.

Sa i përket formacioneve, si tekniku, Arne Slot ashtu edhe italiani, Daniele De Rossi kanë hedhur në fushë më të mirët e mundshëm, megjithatë secila prej skuadrave ka nga një mungesë të rëndësishme, teksa në radhët e “Tulipanëve” holandezë mungon “bomberi” meksikan, Santiago Gimenez, ndërsa te “Verdhekuqtë”, mungojnë Rui Patricio e Stephan El Shaaraëy.

Në përballjen tjetër, të orës 18:45, “Luanët” e Stambollit do të presin në “Rams Park”, të Stambollit, çekët e Sparta Prague, teksa te këta të fundit, siç theksuam edhe më lart një pjesë kyçe në formacion është edhe “Legjionari” i mesfushës, së Kombëtares sonë, Qazim Laçi, me skuadrën e tij që duhet ti bëjë ballë “furisë” së “bomberit” argjentinas, Mauro Icardi.

Ndërakq, në përballje të tjera, ukrainasit e Shakhtar Donetsk do presin, në “Volksparkstadion”, të Hamburgut, “Të Kaltërit” e Olympique Marseille, ndërsa zviceranët e Young Boys do të përballen me skuadrën e Sporting Lisbon. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

UEFA Europa League

Europa League/ Maguire hero i “Djajve” në “Do Dragao”, Roma zhgënjen në Suedi, Lyon mund thellë Bajramin me shokë

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 17 Second

Ishin padyshim përballje spektakolare dhe plot surpriza.

Kanë përfunduar 9 sfidat e mbrëmjes së kësaj të enjteje dhe të fundit, të xhiros së dytë të fazës ligë, së UEFA Europa League, me 18 skudrat të cilat zbritën në fushën e blertë, që arritën të shënonin 19 gola.

Kështu, “Djajtë e Kuq” të Manchester United kanë dështimin e radhës, teksa këtë herë u barazuan në transfertën e “Do Dragao”, me rezultatin spektakolar  3-3,  me golat e Hojlund, Rashford, që u përmbysën mjaft shpejt nga Pepe dhe dopieta e spanjollit Samu Omorodion, mirëpo një goditje magjike e Harry Maguire në minutën e 91’-të shpëtoi Ten Hag nga një tjetër humbje.

Humbjes shokuese pësuan edhe “Verdhekuqtë” e Roma, me djemtë e teknikut Ivan Juric që dështuan sërish të siguronin fitoren e parë në këtë sezon të Europa League, duke u mundur me rezultatin minimal 1-0 falë goli të Baidoo në minutën e 44’-t.

Disfatës nuk i shpëtuan as Bajrami me shokë, me skocezët e Glasgow Rangers, që u mundën me shifrat 4-1, në “shtëpi” nga francezët e Olympique Lyon, ku për vendasit golin e vetëm e gjeti Laërence, ndërsa për “gjigantët” e Ligue 1 shkëlqyen Malick Fofana e Alexandre Lacazette, me nga një dopietë secili.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Eintracht Frankfurt triumfoi thellë 3-1 transfertën e vështirë të Besiktas, Tëente barazoi 1-1 me Fenerbahce, Steaua Bucuresti fitoi 1-0, me 10 lojtarë, transfertën e PAOK, ndërsa sfidat Royal Union-Bodo/Glimt e Viktoria Plzen-Ludogorets u mbyllën me shifrat 1-1.


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

UEFA Europa League

VIDEO/ Lazio dominon Nice, Tottenhami merr fitoren në Hungari

Published

on

0 0
Read Time:43 Second

Lazio vazhdon të shkëlqejë në në Europa League. Pasi fitoi 3-0 me Dinamon e Kievoin në raundin e parë, ekipi bardhekaltër shkatërroi 4-1 edhe Nicen në stadiumin “Olimpico”. (shiko golat)

Dominim absolut i ekipit bardhekaltër, që kaloi në epërsi të dyfishtë me Pedron dhe Catellanon në fillim të pjesës së parë, para se Boga të shkurtonte diferencsn në 2-1 në fundin e këtij fraksioni.

Në pjesën e dytë Lazio realizoi edhe dy gola të tjerë me Castellanon dhe Zaccagnin.

 Mori pikët maksimale edhe Tottenhami, që iu imponua 2-1 Ferencvarosit në transfertë (shiko golat). Realizoi në pjesën e parë Sarr për londinezët, ndërsa në minutën e 86-të e gjeti rrugën e rrjetës edhe Jonhson para se në shtesë të shkurtonte diferencën Varga. Tottenhami sikurse Lazio ka grumbulluar pikë të plota në dy ndeshjet e para.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

UEFA Europa League

Europa League/ Roma “digjet” në fund, Ajax dhuron spektakël përballë Besiktas. Mësoni rezultatet e mbrëmjes së sotme

Published

on

0 0
Read Time:45 Second

Europa League ka luajtur ditën e dytë të ndeshjeve në formatin e saj të ri pa grupe, ku spektakli u përcoll në DigitAlb.

Kryesfida e mbrëmjes ishte ajo mes Romës dhe Athletic Biolbaos, e cila nuk solli fitues. Të parët që kaluan në avantazh ishin verdhekuqtë me anë të Dovbyk në minutën e 32’, por baraspesha u rikthye nga Aitor Parades në minutën e 85’.

Ajax dhuroi spektakël përballë Besiktas në shtëpi duke fituar me rezultatin 4-0, ndërsa kampionët e Ligës së Konferencës, Olympiacos, u mposhtën 2-0 në transfertë nga Lyon.

Në Gjermani “shpërthyen” golat. Me Frankfurt që barazoi 3-3 me Viktoria Plzen, teksa Braga arriti të përmbyste në fund Maccabi Tel Aviv me rezultatin 2-1.

REZULTATET:

ROMA 1-1 ATHLETIC BILBAO

AJAX 4-0 BESIKTAS

BRAGA 2-1 MACCABI TEL AVIV

EINTRACHT FRANKFURT 3-3 PLZEN

FCSB 4-1 RFS

LYON 2-0 OLYMPIACOS


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=