Connect with us

UEFA Conference League

Etnik Brruti bën heroin: Malisheva e nis me fitore aventurën evropiane, mposht Buducnostin

Published

on

Skuadra e Malishevës e ka nisur me fitore në ruandin e parë kualifikues për Ligën e Konferencës, duke mposhtur klubin malazeze Buducnost.

Edhe pse pa përvojë në Evropë, Malisheva triumfoi me rezultat 1:0 falë golit mahnitës të Etnik Brrutit.

Ndeshja ishte mjaftë e barabartë nga minuta e parë, me dy skuadrat që krijuan disa raste por shumë larg finalizimit.

Ishte mesfushori sulmues që realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, duke e dërguar topin në këndin e rrjetës dhe lënë portierin mysafir të shtangur (67’).

Malisheva kishte edhe disa raste për ta shtuar epërsinë, mirëpo që dështuan t’i konkretizonin.

Kësisoj, Malisheva i afrohet raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës, mirëpo duhet ta sigurojë në përballjen kthyese që zhvillohet në Malin e Zi.

Kujtojmë, Buducnosti i njeh mjaftë mirë klubet kosovare meqenëse para dy viteve kishte eliminuar Llapin.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text