Autobusi i Real Madridit u përfshi në një përplasje të enjten, duke u kthyer nga udhëtimi i tyre nga Liverpooli në Spanjë pas humbjes 2:0, siç raporton ESPN.
Real Madridi u mund 2:0 në Anfield, humbja e tyre e tretë në pesë ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë sezon, me golat e Alexis Mac Allister dhe Cody Gakpo, ku Kylian Mbappe e Mohamed Salah dështuan të shënonin nga penalltia.
Burimet thanë se lojtarët e Real Madridit nuk ishin në autobus në momentin e aksidentit dhe se dy drejtuesit që u përplasen kanë mbetur të padëmtuar.
Ngjarja ka qenë një përplasje e lehtë në të cilën janë përfshirë disa automjete dhe vetëm fenerët e autobusit të ekipit janë thyer. Skuadra e Real Madridit dhe stafi stërvitor nuk ishin në autobus sepse u kthyen në shtëpi me aeroplan nga Liverpooli të mërkurën mbrëma.
Pasojat e aksidentit janë regjistruar nga fansat të cilët kanë shpërndarë video të autobusit të dëmtuar në rrjetet sociale.
Real Madrid, si shumica e klubeve të mëdha evropiane, gjithmonë dërgojnë autobusin e tyre për përdorim në ndeshjet jashtë për arsye marketingu dhe logjistike.
Në rastin e udhëtimeve të Ligës së Kampionëve, klubi dërgon autobusin paraprakisht në mënyrë që të mund të marrë lojtarët pas mbërritjes në terminalin e aeroportit, t’i çojë në hotelin e tyre, më pas në stadium dhe përsëri në aeroport.
Pasi lojtarët janë larguar, shoferët kalojnë natën në qytetin ku luan Real Madridi dhe të nesërmen kthehen në Madrid.