Connect with us

Superliga Shqiptare

Erzeni befason Partizanin

Published

on

0 0
Read Time:37 Second

Erzeni po vazhdon me paraqitje mbreslënëse në Superiore, duke kapur vendin e dytë. Këtë herë kanë arritur të mposhtin Partizanin me shifrat 0-1. Erzeni nuk ka pësuar ende asnjë gol në katër javët e para të Superiores. Ka mjaftuar vetëm një goditje në portë që kjo skuadër të marrë tre pikët. Me jo pak fat, teksa Nonato realizoi me shpinë nga porta dhe në pozicion të pamundur që në minutën e 14.

Partizani e shtoi ritmin ndjeshëm, veçanërisht në pjesën e dytë. Da Silva ka shpërdoruar dy mundësi të arta për të barazuar rezultatin, teksa gjendej thuajse me portën e boshatisur. Kështu Erzeni rezulton i dëmshëm për të kuqtë duke i dhuruar goditjen e parë në këtë sezon pas tre fitoreve radhazi. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Superliga Shqiptare

Gjithçka zyrtare, Erbim Fagu merr në dorë “frerët” e “Bardhebluve”

Published

on

0 0
Read Time:55 Second

Tashmë gjithçka është zyrtare. Pas shkarkimit të Julian Ahmatajt, nga stoli i rekordmenëve të Superiores, bordi i këtyre të fundit ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij, teksa në krye të pankinës së “Bardhebluve” të Tiranës vjen një emër jo pak i njohur për 26 herë kampionët e Shqipërisë, siç është edhe ish-mbrojtësi, Erbim Fagu.

Ish-ndihmës trajneri i teknikut, Orges Shehi, në sezonin e titullit të fundit kampion, 2021-2022, si dhe ish-tekniku i Tiranës U21, 36-vjeçari nis “aventurën” te skuadra e tij e zemrës, pas dëshimeve të radhës, të teknikut, Julian Ahmataj, teksa më herët në karrierën e tij ka udhëhequr skuadër e DWS Amsterdam, klub i cili militon, në ligat e ulëta, të futbollit në Holandë.

Njoftimi për zytarizimin e Fagut në paknikën e “Bardhebluve” erdhi nga bordi i këtyre të fundit, të cilët me anë të një postimi të shpërndarë në profilet zyrtare të klubit, në rrjetet sociale kanë prezantuar për të gjithë tifozët e kryeqytetasve emrin e strategut të ri, i cili do të jetë i treti për këtë sezon, pas Orges Shehit e Julian Ahmatajt. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Superliga Shqiptare

Egnatia ‘ngec’ përballë Laçit, vendasit shpërdoruan edhe një penallti

Published

on

0 0
Read Time:54 Second

Laçi arriti që të marrë një pikë ndaj kryesuesve të kampionatit duke barazuar 0-0 në Rrogozhinë ndaj Egnatias. Të besuarit e Edlir Tetovës regjistruan barazimin e dytë radhazi, ndërkohë që kurbinasit konfirmojnë ecurinë pozitive, teksa kjo ishte ndeshja e nëntë radhazi pa humbje mes kampionatit dhe Kupës.

Pjesa e parë ishte më e mirë për bardhezinjtë, që ngacmuan më tepër në gjysmëfushën kundërshtare. Në të 28-ën, Laçi ishte i pafat, teksa Qato goditi bukur nga distance, por topi u ndal në shtyllë.

Në pjesën e dytë Egnatia nisi të reagojë dhe pas një ore lojë iu afrua golit me Ndrecën, i cili provoi me një goditje dënimi, por u ndal nga Dajsinani. Vetëm 2 minuta më vonë, sërish gardiani i Laçit u bë heroi i kurbinasve. Vendasit fituan një 11-metërsh që u mor përsipër nga Spahiu, por portieri i Laçit kuptoi krahun dhe shmangu golin.

Egnatia mbetet e para dhe pas javës së 23-të, tani me 48 pikë, ndërkohë që Laçi shkon në kuotën e 28 pikëve dhe konfirmohet si skuadra e momentit në Superiore.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Superliga Shqiptare

Moti i keq “frenon” Superioren, shtyhet përballja Skënderbeu-Dinamo

Published

on

0 0
Read Time:42 Second

Pas një vere të nxehtë, me temperatura tepër të larta, një dimër i egër dhe me reshje të dendura dëbore ka kapluar Evropën, ku jo deri më tani janë shtyrë jo pak ndeshje, për shkak të kushteve atmosferike, ku stadiumet janë “përmbytur” nga dëbora, duke dhuruar një pamje sa spektakolare, aq edhe “dëshpëruese” për futbolldashësit, të cilët nuk mundën të shohin në fushë skuadrën e tyre të zemrës.

Me anë të një njoftimi, mesditën e kësaj të shtune, Departamenti i Garave në FSHF ka njoftuar tifozët se ndeshja Skënderbeu-Dinamo e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe ndeshja Kastrioti-Bylis e Kategorisë së Parë, të programuara për t’u luajtur sot, do të shtyhen për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Ndërkaqë, në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të përcaktojë datat se kur do të luhen këto ndeshje. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=