UEFA Champions League
Enrique: Luajtëm ndeshje të madhe, por vuajtëm mbrojtjen e Milanit
Published
11 months agoon
Paris Saint-Germain pësoi humbjen e dytë në Champions League, me kampionët e Francës që u mposhtën 2-1 përballë Milan-it.
Pas takimit, Luis Enrique theksoi se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, por në fund ishte e vështirë për të thyer një kundërshtar që mendoi vetëm për mbrojtjen.
“Më pëlqeu skuadra. Ne shënuam golin e parë dhe kishim shumë mundësi, gjithmonë sulmonim. Milani është një skuadër e madhe dhe me shumë histori.
Mënyra sesi ne luajtëm ndikoi që ndeshja të bëhej e çmendur, por nuk më pëlqeu që kundërshtari më pas u tërhoq totalisht dhe u bë shumë e vështirë. Mbappe ishte para Maignan dy, tre herë, Dembele gjithashtu. Goli i Giroud ishte përcaktues, por mos të harrojmë edhe shtyllën e Lee, pra ishim edhe pak pa fat.
Donnarumma? Ai ka eksperiencën dhe pjekurinë e duhur dhe tregoi potencialin e tij. Futbolli është pasion dhe tifozët demonstruar pozicionin e tyre. Ambienti është i tillë kur nuk të pëlqen një lojtar, por për mua ai bëri një ndeshje të shkëlqyer”– përfundoi trajneri spanjoll.
You may like
-
Telashe të reja për Neymar, ish-shërbëtorja e tij e denoncon për shfrytëzim
-
Gjithçka zyrtare, Milano pretendent për organizimin e finales së UEFA Champions League
-
PSG fiton ndaj Reims dhe rrëmben pozitën e parë, Mbappe shkëlqen me het-trik
-
VIDEO/ Milan zhgënjen, Lecce e Ramadanit i rrëmben një pikë kuqezinjve
-
Vazhdon “aventura” e Giroud te Milan, “kuqezinjtë” gati rinovimin për “veteranin” e sulmit
-
Milani shënon fitore të madhe në ‘San Siro’ ndaj PSG-së
UEFA Champions League
Kompany thotë se Bayerni humbi shkaku i mosfinalizimit të rasteve
Published
6 days agoon
3 October 2024Trajneri Vincente Kompany ka fajësuar mosfinalizimin e rasteve për humbjen e Bayern Munichut te Aston Villa.
Një gol i vonshëm i Jhon Durant i dha fitoren skuadrës angleze, e cila shkaktoi befasinë e mbrëmjes.
Përpos golit, skuadra gjermane dominoi plotësisht në posedim si dhe kishte raste të mëdha shënimi.
“Kishim shanse të mëdha, por që nuk shënuam. Për një moment ia dhuruam topin dhe në ato çaste Aston Villa shënoi gol”.
“E kuptoj se për kundërshtarin ishte natë e veçantë”.
“Kur e kemi topin jemi të rrezikshëm, por Villa është e fortë dhe nuk është vend i lehtë. Nuk ishte paraqitje e keqe”.
“Pranuam pak shanse. Nëse fokusohemi në punën tonë, ne do të fitojmë ende shumë ndeshje”, nënvizoi tekniku belg.
Aston Villa tani ka gjashtë pikë pas dy xhirove, derisa Bayern Munich vetëm tre sosh në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
Bayern Munich në përballjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve do të jetë mysafir i Barcelonës, kurse Villa e pret Bolognan.
UEFA Champions League
Champions League/ Aston Villa përsërit ’82-shin, Real e Atletico turpërohen në transferta
Published
7 days agoon
2 October 2024Ishte përballje spektakolare dhe disa prej tyre padyshim goxha surprizuese.
Ka përfunduar me shtatë ndeshjet e mbrëmjes, së kësaj të mërkure, xhiro e dytë e fazës së parë të UEFA Champions League, me disa prej pretendentëve për trofeun e madh që kanë zhgënjyer jo pak në transferta, duke pësuar humbjet e para të sezonit.
Kështu, “Bavarezët” e Bayern Munich kanë dalë “kokëulur” nga transferta e “Villa Park”, me skuadrën e Aston Villa, që përsëriti suksesin e finalen e madhe evropiane të viti 1982, duke mundur sërish me rezultatin minimal, 1-0, “gjigantët” e futbollit gjerman, këtë herë me golin e talentit kolumbian, Jhon Duran, me 20-vjeçarin, që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 79’.
Humbje të madhe pësuan edhe “Galaktikët” e Real Madrid, me djemtë e teknikut Carlo Ancelotti, që zhgënjyen totalisht në transfertën e Lille, me francezët që iu falën penalltisë së shënuar nga Jonathan David në fundin e pjesës së parë, për të siguruar fitoren “magjike”.
Të turpëruar totalisht mund të quhen “Los Colchoneros” e Atletio Madird, me “Bardhekuqtë” e Diego Simeone, që pësuan katër gola në “Estadio da Luz”, kundër “Shqiponjave” të Benfica, ku për portugezët shënuan Akturkoglu, Di Maria, Bah e Kokcu, në minutat 13’, 52’, 75’ e 84’.
Spektakël dhuroi edhe Juventus, me “Zonjën e Vjetër”, që triumfoi në transfertën gjermave të Leipzig, edhe pse qëndroi për rreth 40 minuta me 10 lojtarë në fushë, pas daljes me kartonin e kuq të Di Gregorio.
Në fitoren spektakolare, 3-2, të “Bardhezinjve” shkëlqyen “yjet” ballkanas, me sllovenin Benjamin Sesko, i cili shënoi një dopietë për skuadrën e tij në minutat 30’ e 65’, ndërsa “bomberi” serb, Dusan Vlahovic barazoi dy herë shifrat në minutat 50’ e 68’, për t’i lënë vendin “qershisë mbi tortë”, golit të Francisco Conceicao, gol që i dhuroi fitoren e radhës djemve të Thiago Motta.
Ndërkaq, në sfida të tjera, Liverpool fitoi 2-0 në “Anfield” ndaj Bologna, me gola të Mac Allister e Mohamed Salah, Club Brugge triumfoi transfertën austrike të Strum Graz falë rrjetës së Tzolis, ndërsa Dinamo Zagreb e Monaco u ndanë në barazimin 2-2, pas golave të Sucic e Baturina për kroatët dhe Salisu e Zakaria për francezët.
UEFA Champions League
U përlanë, Enrique e përzë Dembelenë për ndeshjen me Arsenalin
Published
1 week agoon
30 September 2024Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, është përplasur me Ousmane Dembelenë.
Kësisoj, ai ka vendosur që të mos e përfshijë atë në listë për ndeshjen kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
Ish-lojtari i Barcelonës ka qenë jetik këtë sezon për kryeqytetasit duke i regjistruar katër gola dhe po aq asistime.
Sidoqoftë, gazeta L’Equipe raporton që ka pasur përplasje mes tij dhe trajnerit, dhe ky i fundit e ka dënuar.
Milan njoftohet me humbjen e dytë këtë edicion, mposhtet nga Fiorentina
Nuk ka fitues në Vllaznia – Elbasani
Man Utd ndalet te Villa, Chelsea barazon me Nottinghamin
Lajmet në Trend
-
Superliga e Kosoves3 days ago
Xhiro e 8-të e Superligës në futboll mbyllet sot me dy super ndeshje, vëmendja në Podujevë
-
Superliga Shqiptare3 days ago
Superiorja e Shqipërisë premton spektakël
-
Superliga e Kosoves3 days ago
Malisheva e ka përnjëmend, përmbys Suharekën dhe vazhdon kryesimin
-
Serie A3 days ago
Juventus pranon golin e parë këtë edicion, Cagliari e ndal në barazim
-
Premier League3 days ago
Man Utd ndalet te Villa, Chelsea barazon me Nottinghamin