Connect with us

Superliga Shqiptare

Egnatia ‘ngec’ përballë Laçit, vendasit shpërdoruan edhe një penallti

Published

on

Laçi arriti që të marrë një pikë ndaj kryesuesve të kampionatit duke barazuar 0-0 në Rrogozhinë ndaj Egnatias. Të besuarit e Edlir Tetovës regjistruan barazimin e dytë radhazi, ndërkohë që kurbinasit konfirmojnë ecurinë pozitive, teksa kjo ishte ndeshja e nëntë radhazi pa humbje mes kampionatit dhe Kupës.

Pjesa e parë ishte më e mirë për bardhezinjtë, që ngacmuan më tepër në gjysmëfushën kundërshtare. Në të 28-ën, Laçi ishte i pafat, teksa Qato goditi bukur nga distance, por topi u ndal në shtyllë.

Në pjesën e dytë Egnatia nisi të reagojë dhe pas një ore lojë iu afrua golit me Ndrecën, i cili provoi me një goditje dënimi, por u ndal nga Dajsinani. Vetëm 2 minuta më vonë, sërish gardiani i Laçit u bë heroi i kurbinasve. Vendasit fituan një 11-metërsh që u mor përsipër nga Spahiu, por portieri i Laçit kuptoi krahun dhe shmangu golin.

Egnatia mbetet e para dhe pas javës së 23-të, tani me 48 pikë, ndërkohë që Laçi shkon në kuotën e 28 pikëve dhe konfirmohet si skuadra e momentit në Superiore.

Continue Reading

Superliga Shqiptare

Dinamo i Ilir Dajës bën goditjen e madhe në Shkodër dhe “kërcënon” Partizanin

Published

on

Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në një ndeshje të mbyllur në mënyrë dramatike me shifrat 3-2 në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë.

Ekipi i kryeqytetit zhvilloi një ndeshje thuajse perfekte, duke dominuar përballë shkodranëve që ishin të paqartë në çdo repart me veprimet e tyre. Goli spektakolar i Zabërgjës ishte ai që i dha avantazhin bluve, ndërsa më pas Nani me një kundërzbritje të shpejtë dyfishoi shifrat para pushimit. Një tjetër gol i Nani në pjesën e dytë bëri që ndeshja të dukej e mbyllur teksa Qarri dhe shtylla shmangën katastrofën për kuqeblutë.

Por fundi i ndeshjes u bë dramatik. Fillimisht i riu Spahija asistoi per golin e Çobës ne te 87. Më pas ishte vetë mbrojtësi ai i cili dy minuta më vonë tundi rrjetën për të hapur përsëri këtë ndeshje për kuqeblutë.

Por tentativat e këtyre të fundit për të gjetur golin e mrekullisë, nuk ishin rezultative e në fund ishte Dinamo që mori tre pikë mëse të merituara për atë që bëri thuajse gjatë gjithë këtij takimi. Dinamo ngjitet ne vend te dyte me 27 pike edhe pse duhet pritur qe te mbyllet java e 16-te pasi neser zbresin ne fushe Partizani dhe Egnatia.

Pikerisht te kuqte kryesojne renditjen me 28 pike dhe ndjek Dinamo me 27 pike. Ndeshja tjeter e neserme eshte ajo mes Skenderbeut qe ka nje trajner te ri tashme, Ernest Gjoka, dhe Tiranes.

Po sot u luajten edhe dy ndeshje te tjera ku bie ne sy rikthimi te fitorja per Elbasanin, me rezultatin 3-1 ndaj Bylis, qe luajti me dhjete pjesen e dyte. Ndersa mes Laçit dhe Teutës barazimi u prodhua ne 90 minuta (1-1).

Continue Reading

Superliga Shqiptare

ZYRTARE/ Ernest Gjoka merr drejtimin e “Skënderbeut”

Published

on

Ernest Gjoka është trajneri i ri i Skënderbeut.

Një gjë e tillë është bërë me dije jo vetëm nga Gjoka por edhe nga presidenti i skuadrës korçare Ardjan Takaj, i cili ka pranuar se me Gjokën do të vijojë punën pas largimit të Ivan Gvozdenoviç, trajner i cili ka lënë shije të mirë në mjedisin korçar.

Menjëherë pas dorëheqjes së serbit nga pankina korçare, Takaj kontaktin e parë e ka patur me trajnerin Gjoka që ka drejtuar disa ekipe mbarëshqiptare dhe palët kanë rënë dakord për të bashkëpunuar së bashku jo vetëm për këtë sezon, por edhe për sezonin tjetër.

Continue Reading

Superliga Shqiptare

Pano Qirko “hero” i derbit, portieri i Partizanit mbyll supersfidën ndaj Tiranës pa gola

Published

on

Tirana dhe Partizani kanë barazuar në derbin e sotëm, sfidë e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Një sfidë “fotokopje” me atë të fazës së parë, ku në derbi mungojnë përsëri golat. Edhe pse Partizani ishte më kërkues sidomos në pjesën e dytë, “të kuqtë” nuk ia dolën që të shënonin.

Vlen të përmendet që në minutën e 28-të u shënua një autogol nga Sembene, që solli festën e Tiranës. Por pas verifikimit në VAR ky autogol u anulua për shkak të një pozicioni të parregullt gjatë aksionit të Tiranës.

Gjithashtu në minutën e 98-të të sfidës, Pano Qirko priti një penallti të goditur nga Fatmir Prengaj. Kështu portieri i “Demave” kthehet në hero, duke nxjerrë të paktën 1 pikë nga kjo sfidë.

Me këtë barazim, Partizani mbetet në vendin e parë me 28 pikë, plus dy nga vendi i dytë që mbahet nga Egnatia. Në krahun tjetër, Tirana mbetet e 7-ta me 16 pikë të grumbulluara.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text