
Shpëtim Duro ka debutuar me fitore te Egnatia. Një triumf i madh për këtë skuadër që arritën të mundin në transfertë Kukësin me shifrat 0-1. Verilindorët vinin pas një forme të mirë nën drejtimin e Dobit, por tani përballen me vështirësitë. Asgjë e vjedhur nga Egnatia që ka pasur jo pak mundësi për të kaluar në avantazh. Ndeshjen e vendosi autogoli i mbrojtësit Ferreira në minutën e 80.
Laçi ka arritur që të marrë një fitore jetike. Kurbinasit arritën që të fitonin ndaj Kastriotit, një ekip që i ka hapur telashe të gjithëve në Superiore. Goli i vetëm u shënua nga ana e Ujkës, ku pas një skeme nga goditja e këndit, sfera do të përfundonte në cepin e rrjetës. Vendasit e kishin të pamundur për të reaguar, ndërsa kurbinasit marrin tre pikët me shumë vlerë.