Connect with us
Girl in a jacket

Home

Edi Reja firmos me klubin e njohur slloven

Published

on

Edi Reja rikthehet në pankinë. Ndonëse me 77 vite mbi supe, trajneri italian nuk ka ndërmend të ndalet dhe pasi përfundoi bashkëpunimin me Kombëtaren Shqiptare, në fund të vitit të kaluar, ka zgjedhur të vijojë sërish punën.

Këtë herë në klubin slloven të ND Goricës, ku nga sot është emëruar trajner i parë. Reja ishte afruar më herët në klubin slloven, në rolin e këshilltarit, teksa prej ditës së sotme i është besuar roli i trajnerit të parë të skuadrës.

Bashkë me Rejën te ND Gorica, do të shkojë edhe Sergio Porrini, që gjithashtu ishte ndihmës i 77-vjeçarit edhe në stolin e Kombëtares Shqiptare.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text