Read Time:25 Second

Listës së skuadrave të interesuara për lojtarin e Shakhtar Donetsk, Mykhaylo Mudryck, i është shtuar edhe Newcastle United.
Sipas raportimeve të fundit, po flitet se “The Magpies” janë duke ofruar hiç më pak se 50 milionë në drejtim të klubit ukrainas për lojtarin.
Anësori është duke shkëlqyer me klub dhe kombëtare, për çka ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.
I interesuar për lojtarin ishte edhe Arsenali, mirëpo aktualisht nuk po flitet se londinezët do ta bëjnë ndonjë lëvizje për të gjatë muajit janar.