Edhe Erdogan përfshihet në çështjen “Ronaldo”, presidenti turk zbulon të ardhmen e sulmuesit

0 0
Read Time:45 Second

Cristiano Ronaldo, është shndërruar tashmë në një personazh për të cilin flasin të gjithë. E ardhmja, mosha, dhe polemikat në lidhje me stolin ku u detyrua të qëndronte si te Manchester United ashtu edhe në kombëtaren e Portugalisë.

Të ardhmen e luzitanit e zbulon presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i cili thekson se Ronaldo do të transferohet në Arabi te Al-Nassr ndërsa shtoi se një si ai nuk mund të aktivizohet vetëm për 30 minuta lojë.

“Më vjen keq sepse më duket sikur Ronaldon nuk e pëlqejnë edhe me zgjedhjen e tij për të mbrojtur kauzën palestineze, i kanë shndërruar në një personazh politik. Sa i takon çështjes së rolit si zëvendësues, një lojtar si ai nuk mund të luaj për 30 minuta lojë sepse kështu e dëmton psikologjikisht dhe i mërr të gjitha energjitë. E ardhmja? Sipas informcioneve ai do të luajë në Arabinë Saudite”, u shpreh Erdogan.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %