Moise Kean është larguar me barelë nga fusha në mesin e pjesës së dytë të ndeshjes mes Veronas dhe Fiorentinas, të dielën pasdite.
Mediat italiane kanë raportuar se Keanit i ra të fikës pas një goditjeje të rëndë në fytyrë që e pësoi disa minuta më herët.
Pati përplasje të tre lojtarëve në pjesën e dytë të ndeshjes Veroina – Fiorentina. Kean ishte njëri prej lojtarëve të përfshirë. Kishte një plagë të madhe mby syrin e tij. Loja u ndal derisa Kean po mjekohej nga stafi mjekësor i Fiorentinas.
Ndërhyrja e mjekëve ishte e suksesshme dhe reprezentuesi i Italisë u pa disa minuta më pas me një fashë të zezë rreth kokës.
Pasi hyri sërish në lojë, Kean ra sërish dhe nuk lëvizi për disa momente, që ishin shqetësuese për të gjithë. 27-vjeçari më pas u largua me barelë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 67-të.
E gjithë skena u pa nga Edoardo Bove, që ishte në tribunë. Mesfushori i Fiorentinas ishte dërguar me urgjencë në spital pasi kishte kolapsuar në fushë në fillim të dhjetorit. Ai kaloi 12 ditë në spital, ndërsa doli me një defibrilator të vendosur.