Sulmuesi portugez João Félix do të luajë sezonin e ardhshëm me AC Milan, pasi Chelsea ka pranuar ofertën për huazimin e tij.
Lajmin e ka konfirmuar eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, me frazën e tij të famshme “Here we go!”.
Marrëveshja parashikon një huazim të drejtpërdrejtë pa opsion blerjeje, ndërsa Milani do të mbulojë pagën e lojtarit dhe do të paguajë një tarifë huazimi që i tejkalon 5 milionë paund.
Felix ka dhënë miratimin për këtë lëvizje që mbrëmë dhe tani pritet të kryejë vizitat mjekësore para se të bashkohet zyrtarisht me ekipin kuqezi.
Ky transferim konsiderohet një përforcim i madh për Milanin, që synon të forcojë repartin ofensiv për sezonin e ri.