Dybala lëndohet

0 0
Read Time:34 Second

Paulo Dybala ka pësuar një lëndim serioz.

Mbrëmë Roma luajti ndeshjen e radhës në Serie A ndaj Lecce.

Takimi përfundoi 2:1 në favor të ‘romakëve’, por u lëndua ylli i tyre, Paulo Dybala.

Pas ndeshjes është trajneri i ekipit, Jose Mourinho që për ‘DAZN’ njoftoi që argjentinasi ka pësuar një lëndim të rëndë.

“Si është Paulo? Unë them keq, për të mos thënë shumë keq. Kam folur me mjekun dhe me lojtarin, sipas përvojës sime do të jetë e vështirë ta shoh përsëri me Romën para vitit 2023”, u shpreh portugezi.

Lëndimi i 28 vjeçarit do jetë një problem i madh për Argjentinën, pasi sipas Mourinhos ai rrezikon pjesëmarrjen në Botëror të Katarit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %