Sot luhen dy ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll, në kuadër të xhiros së 11-të.
Këtë të enjte ndeshja kryesore do të luhet në Gjilan, atje ku Drita e pret Prishtinën.
Aktualisht, Prishtina gjendet në vendin e katërt, ku nga pesë ndeshje ka tri fitore dhe dy humbje, me gjithsej 16 pikë.
Teksa një vend më poshtë është Drita, ku në pesë ndeshjet e fundit ka tri barazime dhe dy fitore, me 15 pikë të grumbulluara.
Në pesë përballjet e fundit direkte në të gjitha garat, Drita ka dy fitore, Prishtina po ashtu dy dhe një herë janë ndarë baras.
Ndeshjen mes Dritës dhe Prishtinës mund ta ndiqni LIVE në Art Sport 1.
Përballje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ferizajt e Malishevës, e cila po ashtu do të nis nga ora 13:00.
Malisheva aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 18 pikë, që sot synon ta marrë kreun e tabelës, pasi ka një pikë më pak se lideri, Ballkani, e po ashtu një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Ferizaj synon që ta vazhdojë ecurinë e mirë të fitoreve, pasi në tri ndeshjet e fundit ka tri fitore.
Nga pesë përballjet e fundit, Malisheva ka tri fitore ndaj Ferizajt, kurse dy herë këto dy skuadra janë ndarë baras.
Ndeshjen mes Ferizajt dhe Malishevës mund ta ndiqni LIVE në Art Sport 2.