AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Dy ndeshje interesante sot në Superligë, vëmendja te derbi Gjilani-Prishtina

Dy ndeshje interesante sot në Superligë, vëmendja te derbi Gjilani-Prishtina

Sot, me dy ndeshje interesante mbyllet xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll.

Me fillim nga ora 15:00 nis derbi i javës, Gjilani-Prishtina, dhe po në të njëjtën kohë luan Feronikeli 97 dhe Malisheva, raporton Klankosova.tv.

Për derbin e kësaj jave FFK-ja gjyqtar kryesor e ka caktuar Dardan Çakën, teksa anësorët do të jenë Arbnor Bullatovci dhe Zgjim Rrahimi.

Ndërkaq, Feronikeli 74 do ta pret në Drenas, Malishevën, në ndeshjen ku gjyqtari kryesor është Mervan Bejtullahu, ndërsa dy anësorët do të jenë Granit Hyseni e Kastriot Peci.

Resize text