Connect with us

Superliga e Kosoves

Dy gola për një minutë, Gjilani e mposht Llapin me rikthim

Published

on

Gjilani ka shënuar fitore të madhe ndaj Llapit në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani të shtunën e mposhti Llapin me rikthim të rezultatit, me dy gola të cilat i shënoi në fundin e ndeshjes brenda një minute.

Ardit Tahiri në minutën e 44-t e shënoi golin e epërsisë për Llapin.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu, u kthye fuqishëm.

Blerind Morina dhe Robert Rrahmani shënuan dy gola të shpejtë, në minutën e 84-t dhe të 85-t.

Për Gjilanin ishte fitorja e parë pas barazimit me Dritën dhe humbjes nga Ferizaj, ndërsa Llapi e pësoi humbjen e dytë të njëpasnjëshme. Në xhiron e kaluar, ekipi i udhëhequr nga Tahir Batatina humbi nga Dukagjini.

Gjilani me këtë fitore tani ka 12 pikë në vendin e tetë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e pestë me 14 pikë.

Superliga e Kosoves

Gjilani barazon me Suharekën

Published

on

Gjilani dhe Suhareka kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja e zhvilluar në Gjilan u mbyll me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.

Ishte Stijepovic që realizoi në minutën e 32-të të ndeshjes, kurse katër minuta më vonë Jarovic barazoi rezultatin.

Me këtë barazim, Suhareka mbetet e pesta me 18 pikë të gurmbulluara, kurse Gjilani shkon në kuotën e 14 pikëve, aq sa ka edhe Ferizaj.

Continue Reading

Superliga e Kosoves

Ka përfunduar 1-1 derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës

Published

on

Drita nuk ka arritur ta fitojë ndeshjen e mbetur ndaj Prishtinës.

Në minutën e 39-të Arb Manaj i kaloi “Intelektualët” në epërsi, por gjë zgjati vetëm deri në minutën e 89-të, kur Leutrim Kryeziu barazoi shifrat, raporton Klankosova.tv.

Pas këtij ballafaqiminë stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, gjilanasit kanë grumbulluar 22 pikë, aq sa kanë edhe Ballkani dhe Malisheva, derisa pas tyre me 20 pikë “Plisat” zënë vendin e katërt.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e dytë kampionale, por që nuk ishte zhvilluar në muajin gusht, pasi Drita luante në kualifikimet e UEFA Europa Conference League.

Në xhiron e ardhshme Prishtina udhëton në Podujevë për t’u përballur me Llapin, kurse Drita i shkon Ferizajit, para se skuadrat të shkojnë në pushim për shkak se rikthehet UEFA Nations League me ndeshjet e kombëtareve.

Continue Reading

Superliga e Kosoves

Ballkani triumfon ndaj Feronikelit ’74, Malisheva mund Llapin

Published

on

Ballkani ka vazhduar me fitore duke mposhtur në udhëtim Feronikelin ’74, derisa Malisheva shënoi fitore ndaj Llapit.

Kampioni i Kosovës arkëtoi pikët e plota me një triumf 1:3, sfidë ku ishin më të mirë.

Halili me një autogol i dha epërsinë mysafirëve (16’), ndërsa vetëm një minutë më vonë Sunday Adetunji e dyfishoi epërsinë (17’).

Feronikeli tentoi të këndellet duke e ngushtuar epërsinë përmes Sahitit, që ishte i saktë nga pika e bardhë (51’).

Sidoqoftë, braziliani Queven u përkujdes për ta rikthyer epërsinë e dyfishtë me një goditje nga distanca, e cila u devijua dhe përfundoi brenda rrjetës (72’).

Fitoren krejt në fund e vulosi Bernard Karrica (90+4′).

FC Ballkani tani merr kreun e tabelës me 22 pikë ndërsa Feronikeli ’74 qëndron në fund me vetëm tre sosh.

Në anën tjetër, Malisheva e ka fituar derbin ndaj Llapit me rezultat të ngushtë 2:1.

Valmir Berisha pas vetëm tetë minutave lojë i dha epërsinë Malishevës me një aksion të shpejtë.

I njëjti pastaj dyfishoi epërsinë me një tjetër gol të bukur (29’).

Llapi provoi të kthehet në lojë duke e ngushtuar epërsinë me anë të inkuadruarit Mërgim Cernavërni (64’), por kjo ishte e tëra që ia dolën të bënin.

Malisheva në fakt shënoi mirëpo reagoi VAR-i për ta anuluar për pozitë jashtë loje.

Kësisoj, Malisheva shkon në koutën e 22 pikëve si vend i dytë në tabelë ndërsa Llapi zë pozitën e gjashtë me 15 sosh.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=