Skuadra e Dukagjinit ka bërë një tjetër lëvizje gjatë afatit kalimtar të verës.
Në radhët e klubit “gjelbërebardhë” është afruar futbollisti, Adonis Krasniqi, shkruan Indeksonline
Krasniqi ka qenë pjesë te skuadra e Prizrenit, kurse më parë luajti edhe për dy skuadrat kosovare, si: Keku dhe Prishtina e Re.
“Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me futbollistin, Adonis Krasniqi. 22 vjeçari i cili bashkohet nga skuadra e Prizrenit, ku më parë ai ka qenë pjesë e Kekut dhe Prishtinës së Re, ndërsa pozita e tij natyrale është mesfushor qendror”, shkruhet në postimin e klubit
Ky është transferimi i dytë nga trajneri Ismet Munishi te Dukagjini.
Dje gjatë ditës, klubi zyrtarizoi edhe kthimin e Met Millakut.