AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Dukagjini i Ismet Munishit nuk di për humbje që pesë ndeshje

Dukagjini i Ismet Munishit nuk di për humbje që pesë ndeshje

E nisi në mënyrën më të dobët të mundshme sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Dukagjini, i drejtuar nga Ismet Munishi, pësoi gjashtë humbje në tetë ndeshjet e para, dhe secili futbolldashës e shihte klubin nga Klina si të parin që do të bie nga liga.

Mirëpo, kështu nuk mendoi edhe Ismet Munishi, i cili njihet si fitimtar në këso situate.

Dukagjini i tij arriti të mbledhë forcat, duke u bërë një “arrë e fortë” për klubet e Superligës.

Janë bërë pothuajse dy muaj qëkur Dukagjini e ka pësuar humbjen e fundit në Superligë. “Hithat” u mposhtën më 4 tetor nga Ferizaj me shifrat 2-1, dhe që nga ajo kohë nuk kanë kthyer më kokën pas.

Pesë ndeshje, tri fitore dhe dy barazime, është balanci pozitiv i Dukagjinit.

Barazim ndaj kampionit në fuqi, fitore ndaj Llapit dhe po ashtu fitore ndaj Gjilanit si mysafir.

Dukagjini për momentin zë vendin e gjashtë në tabelë me 17 pikë nga 13 ndeshje të luajtura.

Klubi nga Klina sot luan përballë Malishevës në “Liman Gegaj”./GazetaExpress/

Resize text