Connect with us

Superliga e Kosoves

Dukagjini fiton falë Haxhihamzës

Published

on

Portieri i Dukagjinit ka pritur dy penalti në përballjen e kundër Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Haxhihamza në minutën e 39’ e ndali për  mrekulli goditjen e Gerhard Prognit nga 11 metra.

I njejti, në skenë doli edhe në minutën e 90’të kur e ndali gjuajtjen e Ilir Krasniqit nga pika e bardhë.

Ndërsa, në fillim të pjesës së dytë, Iljas Zylfiu, shënoi gol me kokë për fitoren e Dukagjinit kundër Llapit në Podujevë me rezultat minimal, 0-1.

Tani, ekipi nga Klina ka grumbulluar 12 dhe është ngritur në pozitën e tetë për herë të parë në këtë edicion.

Në anën tjetër, Llapi mbetet në vendin e 6-të me një pikë më shumë se Dukagjini.

Continue Reading

Superliga e Kosoves

Drita fiton me rezultat komod ndaj Dukagjinit, Prishtina e Gjilani barazojnë

Published

on

Java e 16-të e Superligës së Kosovës nisi me dy ndeshje që u zhvilluan sot. Drita fitoi minimalisht ndaj Dukagjinit, ndërsa përballja tjetër mes Prishtinës e Gjilanit përfundoi me barazim 2:2.

Intelektualët që janë liderët e elitës kosovare dhe do të vazhdojnë të jenë pas fitores së sotme, duke shkuar në nëntë pikë më shumë se vendi i dytë, Malisheva.

Përballja mes Dritës e Dukagjinit u zhvillua në stadiumin sintetik në Gjilan.

Skuadra e Zekirja Ramadanit ishte më e mirë dhe arriti ta mbajë epërsinë e krijuar në pjesën e parë, duke e dyfishuar krejt në fund pastaj.

Golin e parë e shënoi Besnik Krasniqi në minutën e 29-të, kur Iljasa Zulfiu asistoi.

Drita pati një rast ideal me Rron Brojën disa minuta para përfundimit, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Lideri aktual i Superligës e shënoi golin e sigurisë në minutën e fundit me anë të Kastriot Selmanit.

Intelektualët fituan 2:0 dhe tani kanë 37 pikë pas 16 xhirove në Superligën e Kosovës.

Në përballjen tjetër, Prishtina barazoi ndaj Gjilanit.

Kryeqytetasit e nisën shumë mirë, duke krijuar raste të rrezikshme, por të parët që shënuan ishin mysafirët.

Senad Jarovic shënoi për 1:0 në minutën e 28-të, i asistuar nga Oltion Bilalli.

Reagimi i Prishtinës ishte i shpejtë. Leotrim Kryeziu barazoi rezultatin nga penalltia në minutën e 36-të.

Gjilani fitoi një penallti në minutat e fundit të pjesës së parë, por që e njëjta u anulua nga VAR-i.

Prishtina arriti të dilte për herë të parë në epërsi në minutën e 76-të, por gëzimi u ndal, pasi VAR-i e anuloi golin e Kryeziut për pozitë jashtë loje.

Katër minuta më vonë, Leonat Vitija, shënoi gol me kokë pas harkimit nga Gentrit Salihut dhe Prishtina e përmbysi rezultatin në 2:1.

Por Gjilani e ndali këtë gëzim, pasi në minutën e katërt shtesë e barazuan rezultatin në 2:2 me golin e Kushtrim Shabanit.

Me këtë rezultat mbaroi takimi dhe Prishtina momentalisht është në vendin e katërt me 26 pikë, aq sa ka Ballkani në vendin e tretë. Në anën tjetër, Gjilani gjendet në vendin e gjashtë me 18 pikë.

Continue Reading

Superliga e Kosoves

Prishtina e Malisheva iu gëzohen fitoreve të vonshme

Published

on

Si Prishtina ashtu edhe Malisheva i kanë fituar pikët e plota në përballjet ndaj Dukagjinit, respektivisht Gjilanit.

Më interesante është fakti se të dy skuadrat realizuan në minutat e fundit të kohës shtesë për t’i arkëtuar pikët e plota.

“Bardhëkaltërit” triumfuan me rezultat 0:1 në udhëtim te Dukagjini, sfidë që doli të jetë mjaftë e hapur.

Prishtina në fakt shënoi një herë përmes Sunday Akinbule (86’), mirëpo që VAR-i e anuloi shkaku që lojtarit kishte faullur portierin vendas para se ta finalizonte goditjen.

Sidoqoftë, heroi i Prishtinës doli të jetë Leonat Vitija, që realizoi me kokë në aksionin e fundit (90+7’).

Prishtina tani renditet në pozitën e katërt me 25 pikë, ndërsa Dukagjini qëndron në pozitën e tetë me 17 sosh.

Në anën tjetër, Fatijon Bunjaku ia ka fituar Malishevës pikët e plota në udhëtim te Gjilani me një eurogol vollej.

Ndeshja ishte shumë e barabartë me raste nga të dy skuadrat por që iu mungoi finalizimi deri në fund. Kur të gjithë menduan se përfundoi gjithçka, në skenë doli Bunjaku që me një vollej e la të shtangur portierin e Gjilanit (90+6’).

Me këtë fitore, Malisheva merr vendin e dytë në tabelë me 28 pikë kurse Gjilani qëndron në pozitën e gjashtë me 17 sosh.

Continue Reading

Superliga e Kosoves

Malisheva triumfon ndaj Gjilanit

Published

on

Malisheva ka marrë fitore në frymën e fundit ndaj Gjilanit, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1.

Ka qenë një duel shumë i luftuar me dy skuadrat që krijuan disa raste shënimi.

Gjilani rrezikoi e para me Albin Prapashticën, por që goditja e tij me kokë shkoi pranë portës.

Malisheva u kundërpërgjigj me Valmir Berishën, megjithatë pa sukses.

45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllen me rezultatin e bardhë 0-0.

Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi, me Gjilanin që rrezikoi me Bilallin, Rrahmanin e Jarovic, derisa mysafirët u kundërpërgjigjën me Hazrollajn dhe Bunjakun.

E kur pritej fundi i ndeshjes, në skenë doli Fatjon Bunjaku që realizoi një gol spektakolar në minutën e 94-të për 0-1.

Nuk kishte më kohë dhe Malisheva arkëtoi tre pikë në këtë ndeshje ku tani ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 28 pikë, derisa Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë me 17 sosh.

Në xhiron e ardhshme Gjilani luan në udhëtim te Prishtina, derisa Malisheva pret Feronikelin ’74.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text