Dukagjini befason Prishtinën

0 0
Read Time:37 Second

Dukagjini ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës.

Skuadra nga Klina mposhti 1:0 në ‘Fadil Vokrri’ kryeqytetasit.

Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Iljas Zilfiu, pasi realizoi në minutën e 30` të ndeshjes.

Prishtina më pas u vërsul drejt sulmit dhe shënoi në minutën e 38`, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Edhe në pjesën e dytë ekipi i Ismet Munishit po kërkonin golin, mirëpo nuk e arritën.

Mysafirët kishin mundësi të dyfishonin epërsinë, por nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë Elton Basri.

Kështu Dukagjini arkëtoi pikë të mëdha ndaj Prishtinës.

Me këtë humbje kryeqytetasit janë në vendin e katërt me 12 pikë, kurse Dukagjini ngjitet në vendin e nëntë me tetë pikë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %