Drita sot e nis rrugëtimin e saj në Superligën e Kosovës.
Kampionati tashmë është në javën e katërt.
Skuadra nga Gjilani nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje për shkak se ishte e angazhuar në ndeshjet kualifikuese në Conference League.
Ballafaqimin e parë Drita do ta zhvillojë sot kundër Ferizajt me fillim nga ora 16:00.
Në tri xhirot e para, Ferizaj ka një humbje një barazim dhe një fitore.
Këtë vit, skuadra e Dritës është treguar më e suksesshmja.