UEFA Conference League
Drita me rikthim mahnitës eliminon Audan dhe kualifikohet në play-offin e Ligës së Konferencës
Published
2 months agoon
Pavarësisht humbjes në sfidën hapëse, Drita ka bërë një rikthim të shkëlqyeshëm në “Fadil Vokrri” për t’u kualifikuar në play-offin e Ligës së Konferencës.
Drita triumfoi me rezultat bindës 3:1 ndaj Audas në Prishtinë, duke siguruar kualifikimin tutje, ku e pret sfida e vështirë ndaj Legia Varshavës.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra skuadër s’i finalizoi rastet e shumta, me gjilanasit që ishin më kërkues.
Ishte Besnik Krasniqi që i dha epërsinë Dritës, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (75’).
Me këtë gol, Drita arriti ta dërgonte ndeshjen në vazhdime, ku aty ishte skuadër shumë herë më e mirë.
Megjithatë, pas një gabimi në mesfushë, Auda arriti ta barazonte rezultatin përmes Tallas, që shënoi përballë Malokut (91’).
Sidoqoftë, gëzimi iu zgjati vetëm 11 minuta, me Rron Brojën që shënoi një gol të shkëlqyeshëm me kokë për ta rikthyer epërsinë dhe barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2:2 (102’).
Heroi i Dritës doli të jetë mesfushori Albert Dabiqaj që shënoi një gol fantastik për ta kualifikuar skuadrën në fazën tjetër (115’).
You may like
-
Tuchel në bisedime me Federatën e Anglisë për t’u bërë trajner i ‘Tre Luanëve’
-
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Qipro
-
Zhegrova: Në Prishtinë luajmë për fitore, për kombëtaren vij me kënaqësinë më të madhe
-
Milan njoftohet me humbjen e dytë këtë edicion, mposhtet nga Fiorentina
-
Nuk ka fitues në Vllaznia – Elbasani
-
Man Utd ndalet te Villa, Chelsea barazon me Nottinghamin
UEFA Conference League
Chelsea dhe Fiorentina kërkojnë ta nisin me fitore Ligën e Konferencës, njihuni me të gjitha përballjet
Published
2 weeks agoon
3 October 2024Dje u luajtën dy ndeshje në Ligën e Konferencës, dhe sot është radha e skuadrave të tjera për tu përballur në javën e parë.
Chelsea i Mareskës do të presë belgët e Gentit ndërsa Fiorentina do të përballet me TNS. APOEL do të sfidojë në transfertë Shamrok dhe Panathinaikos-Borac Banja Lukën.
NDESHJET E SOTME
Cercle B. – St. Galen 18:45
Din. Minsk – Harts 18:45
Astana – TCS 18:45
Haidenhaim – O. Ljubljana 18:45
Legia – Betis 18:45
Molde – Larne 18:45
Noah – Mlada 18:45
Omonia – Vikingur 18:45
Borac Banja – Panathinaikos 21:00
Çelsi – Gent 21:00
Kopenhagen – Jagiellonia 21:00
Fiorentina – TNS 21:00
LASK – Djurgarden 21:00
Lugano – HJK 21:00
Petrokub – Pafos 21:00
Shamrok – APOEL 21:00
UEFA Conference League
Shorti i Ligës së Konferencës: ‘Punë e lehtë’ për Chelsean, Fiorentinën e Real Betisin
Published
2 months agoon
30 August 2024Është hedhur shorti edhe për Ligën e Konferencës të riformatuar, ku Chelsea si një nga favoritët kryesor të kësaj gare ka mësuar gjashtë kundështarët e saj.
Në forumin Grimaldi në Monako, u hodh shorti për 36 skuadra për garën e tretë për nga rëndësia që organizohet nga UEFA.
Për dallim nga Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës, në Ligë të Konferencës do të jenë gjashtë përballje, tri nga të cilat në shtëpi e tri në udhëtim për çdo skuadër.
Chelsea, Fiorentina e Real Betis janë skuadrat më me emër që marrin pjesë në këtë garë, ku asnjëra prej tyre nuk ka ndonjë përballje të vështirë apo takime mes vete.
Shorti i plotë për të gjitha skuadrat:
Vazoja e parë
Vazoja e dytë
Vazoja e tretë
Vazoja e katërt
Vazoja e pestë
Vazoja e gjashtë
Liga e Konferencës do të fillojë më 3 tetor, ku do të zhvillohet 18 ndeshjet e para, në dy orare (18:45 dhe 21:00).
UEFA Conference League
Chelsea mposhtet nga Servette por kualifikohet në Ligë të Konferencës
Published
2 months agoon
29 August 2024Chelsea ka pësuar humbje në udhëtim te Servette, por është kualifikuar në Ligë të Konferencës.
Skuadra londineze fitoi 2:0 në Stamford Bridge një javë më parë, teksa sot pësoi humbje 2:1, për t’u kthyer në garat evropiane pas një viti mungesë, ndonëse në Ligë të Konferencës, që është gara e tretë për nga rëndësia, pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
Chelsea e dominoi krejtësisht edhe këtë takim, por që nuk arrinin të realizonin rastet e krijuara, me vendasit që shënuan dy herë nga tri goditje në portë.
Të kaltrit e Londrës kaluan të parët në epërsi kur Christopher Nkunku shënoi nga penalltia për 1:0 në minutën e 14-të.
Guillemenot barazoi shifrat në minutën e 32-të pas një kundërsulmi të shpejtë.
Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol. Ishte Crivelli që e kaloi në epërsi Servetten në minutën e 72-të për herë të parë në epërsi, për të krijuar panikë te skuadra e Chelseat.
Por, kaq ishte sa i përket golave. Chelsea fitoi 3:2 me rezultat të përgjithshëm dhe kualifikohet në Ligë të Konferencës, ku nesër do ta mësojë fatin e saj, kur të hidhet shorti.
Tuchel në bisedime me Federatën e Anglisë për t’u bërë trajner i ‘Tre Luanëve’
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Qipro
Zhegrova: Në Prishtinë luajmë për fitore, për kombëtaren vij me kënaqësinë më të madhe
Lajmet në Trend
-
Kombetarja e Kosoves6 hours ago
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Qipro
-
UEFA Nations League1 day ago
Zhegrova: Në Prishtinë luajmë për fitore, për kombëtaren vij me kënaqësinë më të madhe
-
Home6 hours ago
Tuchel në bisedime me Federatën e Anglisë për t’u bërë trajner i ‘Tre Luanëve’