Connect with us
Girl in a jacket

Superliga e Kosoves

Drita kampione vjeshtore, statistikat e klubit gjilanas pas stinorit vjeshtor

Published

on

Drita edhe zyrtarisht është shpallur kampione vjeshtore, me ditën e sotme që e mbylli gjysmëstinorin e parë të këtij sezoni në Superligën e Kosovës.

Të drejtuar nga Zekirija Ramadani, skuadra e Dritës udhëheq tabelën e Superligës së Kosovës me 40 pikë të tubuara në 18 ndeshje.

Drita ka një epërsi të konsiderueshme prej shtatë pikësh ndaj vendit të dytë, Ballkanit, i cili është kampion në fuqi i Superligës.

Klubi gjilanas gjatë kësaj pjese të parë të sezonit ka dominuar edhe me statistika.

Drita është skuadra që ka shënuar më së shumti në 18 ndeshje, me gjithsej 31 sosh.

Përveç sulmit, Drita ka edhe mbrojtjen më të mirë, duke pranuar vetëm 14 gola në 18 ndeshje.

Ndeshjen e fundit për stinorin vjeshtor, Drita e zhvilloi sot në Gjilan ndaj Feronikelit ’74, duke fituar me shifrat prej 2-1, në një ndeshje që ishte duke e humbur.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text