Drita ka shënuar fitore ndaj Gjilanit, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Golin e vetëm për “Intelektualët” e realizoi Besnik Krasniqi, në minutën e 67’.
Drita pas fitores kalon në vendin e dytë me 31 pikë të grumbulluara pas 16 ndeshjeve.
Ndërsa Gjilani renditet në pozitën e shtatë me 17 sosh.