Douglas Luiz do vazhdojë të jetë lojtar i Aston Villas.
Aston Villa ka bërë një deklaratë zyrtare për të njoftuar se objektivi i Arsenalit, Douglas Luiz, ka vazhduar kontratën e tij me klubin.
24 vjeçi, iu bashkua Villa nga Man City në verën e vitit 2019 dhe ishte subjekt i ofertave të shumta nga ‘Topçinjtë’ në fund të afatit kalimtar të verës.
Reprezentuesi brazilian thuhet se ka vendosur një kontratë trevjeçare në Villa Park deri në vitin 2026.
Pas zyrtarizimit Luiz u shpreh i lumtur.
“Jam shumë i lumtur, e dua këtë ekip”, tha braziliani.