AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Dortmundi gjen trajnerin e ri, legjenda e Bayernit merr drejtimin

Dortmundi gjen trajnerin e ri, legjenda e Bayernit merr drejtimin

Trajneri kroat Niko Kovac pritet të bëhet trajneri i ri i Borussia Dortmundit për të zënë vendin e të shkarkuarit Nuri Sahin.

53-vjeçari është afër emërimit si kryetrajneri i skuadrës së Dortmundit. Palët kanë arritur një marrëveshje për një kontratë që zgjat deri në vitin 2026 ka njoftuar Florian Plettenburg.

Kovac ka një eksperiencë të pasur në futbollin evropian. Më parë, ai ka drejtuar klube të njohura si Eintracht Frankfurt, Bayern Munich dhe Monaco.

Klubi i tij më i fundit ishte Wolfsburg, ku ai ka treguar aftësi të mira menaxhuese.

Me Dortmundin, Kovac do të përballet me sfidën e rivendosjes së skuadrës në një nivel konkurrues, duke u përpjekur të kthejë ekipin në një kandidat të fortë për garat evropiane pasi sa i përket titullit duket e pamundur që verdhezinjtë të luftojnë.

Tifozët e Dortmundit shpresojnë që eksperienca dhe qasja e Kovacit të sjellë stabilitet dhe sukses në të ardhmen e klubit.

Ky emërim vjen në një kohë kur Dortmundi po kërkon një fillim të ri pas një sezoni me ulje ngritje, dhe Kovac duket të jetë figura ideale për të udhëhequr këtë tranzicion.

Resize text