Connect with us
Girl in a jacket

Superliga Shqiptare

“Dorëheqje e parevokueshme”, Partizani ndahet me trajnerin kampion

Published

on

Giovanni Colella nuk është më trajneri i Partizanit. Italiani mori drejtimin e “Demave” gjatë gushtit të verës së kaluar dhe udhëhoqi skuadrën drejt fitimit të titullit kampion. I 17-ti në historinë e klubit kryeqytetas.

Por, 56-vjeçari ka dhënë dorëheqjen dhe drejtuesit e Partizanit kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij. 42 ndeshje regjistroi Colella si trajneri i Partizanit.

Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Giovanni Colella, i cili sot i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi.

Trajneri largohet nga Partizani pas një viti të suksesshëm ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin KAMPION…

Falënderojmë për kontributin “mister” Colella-n, që largohet nga Shqipëria si trajneri KAMPION, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen.

GRAZIE MISTER Ti mbetesh njëri prej nesh… P.M.T.P“, lexohet në komunikatën zyrtare të kampionëve të Shqipërisë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text