Connect with us

UEFA Conference League

Dinamo e Zagrebit trondit Betisin në Sevilla, Hoxha 62 minuta

Published

on

Dinamo e Zagrebit sonte ka heshtur kritikët e saj me fitoren në Sevilla, me rezultat 1:0 ndaj Betisit, në takimin e parë të së tetës së finales së Conference League.

Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, është paraqitur nga minuta e parë në radhët e skuadrës së madhe kroate.

Hoxha është zëvendësuar në minutën e 62-të por që ka treguar angazhim të madh në fushë.

Në minutën e 76-të, kapiteni Bruno Petkoviç ka shënuar nga penalltia për fitoren e dinamovitëve.

Dinamo ishte me fat në minutën e 88-të ku shtylla ia mohoi golin nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra e futbollistit Willian Jose.

Continue Reading

UEFA Conference League

Chelsea e arrin fitoren e pestë me radhë në Ligën e Konferencës, e mposht lehtësisht Astanën

Published

on

Chelsea ka shënuar edhe fitoren e pestë me radhë në Ligën e Konferencës, duke triumfuar 3:1 ndaj Astanës, ndonëse luajti me shumë nga lojtarët e rinj.

Enzo Maresca vendosi të udhëtonte te Astana me lojtarë të rinj dhe vetëm disa nga ekipi i parë, me arsyen kryesore që ishte rruga e gjatë për të udhëtuar.

Skuadra londineze e dominoi tërësisht takimin, duke pasur posedimin e topit mbi 70% të kohës, e krijoi shumë raste për gol.

Goli i parë erdhi shumë herët. Marc Guiu realizoi për 1:0 në minutën e 14-të, i asistuar nga Pedro Neto.

Sulmuesi 18-vjeçar spanjoll e shënoi edhe golin e dytë personal, kur e dyfishoi rezultatin në minutën e 19-të.

Dewsbury-Hall asistoi te Renato Veiga, i cili realizoi për 3:0 në minutën e 40-të.

Astana e ngushtoi rezultatin në 3:1 në minutën e fundit të pjesës së parë, me golin e Tomasov.

Chelsea e vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, por në rezultat nuk ndryshoi asgjë dhe në fund triumfuan 3:1 ndaj Astanës.

Gjiganti anglez kështu vazhdon me rekord 100% të fitoreve në Ligë të Konferencës, pasi ka grumbulluar 15 pikë në pesë paraqitje, e ndjekur nga Legia e Varshavës, e cila është e vetmja skuadër që ka rekord të njëjtë në këtë garë, por me një ndeshje më pak momentalisht.

Continue Reading

UEFA Conference League

Djurgardens e mposht Vikingurin

Published

on

Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të UEFA Conference League, Víkingur Reykjavík u mund 1-2 nga Djurgårdens IF.

Golat për ekipin e Djurgårdens IF u shënuan nga Gustav Wikheim në minutën e 65-të dhe Andréas Sigurpálsson në minutën e 72-të, ndërsa Víkingur Reykjavík arriti të shënojë një gol në minutën e 72-të me anë të Ásgeir Sigurpálsson.

Kjo ndeshje përfundoi me fitoren e Djurgårdens IF.

Continue Reading

UEFA Conference League

Chelsea merr fitoren e katërt në Ligën e Konferencës, mposht Heidenheim

Published

on

Chelsea ka regjistruar edhe fitoren e katërt radhazi në Ligën e Konferencës, duke triumfuar në udhëtim te Heidenheim.

“Blutë” arkëtuan pikët e plota falë një fitore komode 0:2, sfidë që e dominuan nga fillimi.

Mysafirët me lojë agresive nga fillimi duke pasur disa mundësi shënimi me Mudryk e Nkunkun, por dështuan t’i finalizuan.

Ishte Christopher Nkunku që e kontrolloi për mrekulli një pasim të fortë të Jadon Sanchos për t’i dhënë epërsinë Chelseas (51’).

Vendasit pastaj shënuan përmes Maximilian Breunig, mirëpo që VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje.

Fitoren e Chelseas e vulosi Mykhailo Mudryk pas një tjetër asistimi të Sanchos (86’).

Heidenheim në fakt shënuan prapë përmes Breunig, por sërish u anulua për pozitë jashtë loje.

Chelsea ka 12 pikë në kreun e Ligës së Konferencës, kurse Heidenheim renditet në pozitën e gjashtë me nëntë sosh.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text