Connect with us
Girl in a jacket

Superliga Shqiptare

Dinamo City mbyll vitin 2024 në krye të renditjes

Published

on

Kampionati “Abissnet Superiore” uli siparin për vitin 2024, teksa të premten, të shtunën dhe të dielën u luajtën ndeshjet e javës së 19-të.

Dinamo City e mbylli në vendin e parë me 34 pikë, pasi arriti një fitore të madhe në “Elbasan Arena” 2-1 ndaj Egnatias.

Partizani u rikthye te fitorja në “Arenën e Demave”. Të kuqtë mundën Vllazninë 2-0 dhe renditen të dytët me 33 pikë.

Një fitore shumë të rëndësishme arriti edhe Laçi, pasi mundi Tiranën në shtëpi 3-1.

AF Elbasani triumfoi në transfertë ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-0.

Java e 19-të u mbyll me ndeshjen Teuta-Bylis. Në stadiumin “Niko Dovana” ndeshja u mbyll në barazim 0-0. /FSHF

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text