AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Diaz mund të luaj ndaj Torinos

0 0
Read Time:45 Second

Anësori i Milanit, Brahim Diaz do jetë me ekipin për ndeshjen e kësaj jave në Serie A.

‘Sky Sport Italia’ dhe ‘Milannews’ pretendojnë se Brahim është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit sot, kështu që ai është plotësisht i aftë për të luajtur të dielën.

Brahim pësoi një dëmtim të lehtë të muskujve gjatë fitores 4-1 të javës së kaluar ndaj Monzas në ‘San Siro’ dhe mbeti në stol në ndeshjen e radhës të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit të martën.

‘Milannews’ raporton se ai është favorit për të startuar kundër Torinos edhe pse trajneri Stefano Pioli do të bëjë vlerësimin e tij përfundimtar në orët në vijim duke qenë se Milani ka një tjetër takim të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme kur do të presë RB Salzburg në ‘San Siro’.

Të dielën me fillim nga ora 20:45 Milani luan në udhëtim te Torino.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=