Read Time:33 Second

Angel Di Maria mungon ndaj Milan.
Ylli argjentinas, Di Maria u ndëshkua me karton të kuq gjatë vikendit të kaluar, në ndeshjen që Juventus e humbi ndaj Monza.
Anësori i Juve goditi me bërryl kundërshtarin e tij, në një moment tensioni ku ai u tradhtua nga nervat.
Si pasojë, komisioni disiplinor ka vendosur ta dënojë Di Marian me dy ndeshje mos-lojë.
Kjo nënkupton që ish-anëtari i PSG s’mund ta ndihmojë skuadrën e tij në ndeshjen derbi ndaj Milan.
Po ashtu, Di Maria nuk do të jetë gati as për ndeshjen ndaj Bologna.
Di Maria pritet të jetë një mungesë goxha e rëndësishme për planet e Massimiliano Allegri.