
Angel Di Maria ka marrë përsipër fajin për disfatën e Juventus ndaj Monza.
Forma e dobët e Juventus vazhdoi edhe këtë xhiro, kur ‘Zonja e Vjetër’ u mposht minimalisht në përballjen ndaj Monza.
Në këtë ndeshje, me karton të kuq u ndëshkua Angel Di Maria, i cili goditi me bërryl kundërshtarin e tij.
Pas ndeshjes, argjentinasi ka kërkuar falje dhe ka marrë përsipër fajin për humbjen e skuadrës së tij.
“Do doja t’iu kërkoja falje të gjithëve për atë sjellje të pahijshme në fushë. Lënia e skuadrës me një lojtar më pak në fushë, në momente të vështira të sezonit na bëri të humbim ndeshjet. Është i gjithi faji im për këtë humbje”, ka shkruar Di Maria në ‘Instagram’.
“Më vjen shumë keq. Jam profesionist, por po ashtu njeri që mund të bëjë gabime dhe që i kupton ato gabime”, shtoi mes tjerash anësori argjentinas.
Di Maria do të jetë i suspenduar për ndeshjet ndaj Bologna dhe Milan.